E shtunë, 6 Mars, 2021
9 C
Tirana

Fluks pacientësh te “Shefqet Ndroqi”, të sëmurët presin 2 orë në autoambulanca

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’, i njohur ndryshe si Covid-2 ka pasur fluks pacientësh të infektuar ditën e sotme.

‘News24’ bën të ditur se në urgjencë tashmë nuk ka më vende të lira  dhe aq më pak në spital, ku shtrimet janë në kapacitetin maksimal me 220 të shtruar.

Nga ora 11:00 deri ne orën 13:00 në spitalin e Covid-2 kanë mbërritur 5 urgjenca mjekësore me pacientë në gjendje të rënduar, që kanë qëndruar në pritje të lirimit të shtratit në urgjencë nga 30 minuta deri në 2 orë.

Në 24 orët e fundit në urgjencën e këtij spitali kanë mbërritur 35 urgjenca, kryesisht nga Tirana, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona.

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë në vend, pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 1.039 raste të reja dhe 15 viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...