Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si tentoi Irani të sillte agjentët sekretë në Shqipëri të maskuar si investitorë

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si tentoi Irani të sillte agjentët sekretë në Shqipëri të maskuar si investitorë

Marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Republikës Islamike të Iranit, janë sot tejet të tensionuara. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Lideri Suprem Ajatollah Khamenei kishte qartazi në mendje vendin tonë kur foli për “një shtet të vogël djallëzor” në Evropë, që bashkëpunon me amerikanët dhe që strehon “terroristët” e MEK.

Në kushtet e përplasjes thuajse të hapur ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit, kjo deklaratë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë. Në fakt, marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të acaruara që kur Shqipëria pranoi strehimin e muxhanedinëve në Shqipëri. Gjithsesi, përtej kësaj, Teherani është përpjekur që të shtrijë ndikimin e tij ekonomik në Shqipëri.

Pas marrëveshjes mbi programin bërthamor të vitit 2015 gjatë presidencës Obama, SHBA hoqi një pjesë të konsiderueshme të sanksioneve ekonomike. Dhe një Iran i drobitur ekonomikisht, kishte nevojë të dëshpëruar për tregje të reja.

Kështu në marsin e vitit 2016, zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Selim Belortaja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Teheran, ku u takua veç të tjerash edhe me kryetarin e Dhomës Iraniane të Tregtisë, Masud Khunsari.

Belortaja u bëri thirrje investitorëve iranianë që të investojnë në Shqipëri, kryesisht në sektorët e bujqësisë, minierave apo të naftës, ku sipas tij vendi ynë ofronte mundësi të mëdha.

Ai vuri në dukje bilancin negativ të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, pasi Irani eksportonte drejt Shqipërisë 1.4 milionë dollarë, ndërsa importet nuk e arrinin shifrën e 1 milionë dollarëve. Edhe Khounsari e konsideroi të papranueshëm këtë nivel të ulët të marrëdhënieve ekonomike mes dy vende, duke kërkuar më shumë bashkëpunim.

Dy vjet më vonë, në prag të vendimit të Trump për të dalë nga marrëveshja dhe rivendosur sanksionet ndaj Iranit, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, organizuan një forum ekonomik në kryeqytet, ku morën pjesë përfaqësues të kompanive më të njohura të Iranit.

Por drejtues të MEK në Shqipëri, reaguan menjëherë duke paralajmëruar se bisnesmenët që premtojnë të ndërtojnë resorte turistike në Shqipëri, janë në fakt agjentë të shërbimit sekret iranian, që do të vendoseshin në vend për qëllime të errëta.

Irani synoi të shfrytëzonte maksimalisht qëndrimet e ndryshme të BE dhe SHBA lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet, për të zgjeruar ndikimin në Evropë, përfshirë rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër në shkurtin e vitit 2018, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Zarif, kreu një tur vizitash në Ballkan dhe konkretisht në Serbi, Bullgari, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.

Në Beograd, ai mori pjesë bashkë me presidentin Aleksandar Vuçiç në një konferencë të përbashkët tregtare, me 70 kompani iraniane dhe serbe.

Por Irani ka punuar për vite me radhë për ndërtimin e pushtetit të butë në Ballkan, edhe në Shqqipëri. Që në fillim të viteve 1990-të dhe luftës civile në Jugosllavi, ai u përpoq të depërtonte në Ballkan duke ngritur organizata shkollore-fetare, OJQ dhe duke formuar celula për mbledhje informacioni (spiunazhi).

Falë presionit të NATO-s dhe BE-së, si dhe përpjekjeve të vetë vendeve ballkanike, ndikimi iranian u ul disi, por mbeti ende në formën e pushtetit të butë ngushtësisht, të lidhur me strukturat e pushtetit në Teheran.

TIRANA TODAY

 

Tags: Ajatollah KhameneiBarack ObamaMEKMuxhahedinëtshqiperi

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë
Aktualitet

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

20:32 | 27/11/2025
Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë
Bota

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

20:28 | 27/11/2025
Next Post
“Kam frikë, do rrëzohet” Kanadezi në lot tregon telefonatën  e fundit me gruan

“Kam frikë, do rrëzohet” Kanadezi në lot tregon telefonatën  e fundit me gruan

Eliminimi i Qasem Soleimanit/Gjenerali amerikan: S’ka rrezik për konflikt global

Eliminimi i Qasem Soleimanit/Gjenerali amerikan: S’ka rrezik për konflikt global

Shkozë/ Urbani i linjës përplaset me automjetin (VIDEO)

Shkozë/ Urbani i linjës përplaset me automjetin (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com