Një tjetër aksident ka ndodhur vetëm pak më herët ditën e sotme në lagjen Shkozë të kryeqytetit. Sipas raportimeve një automjet tip “Ford” është përplasur me urbanin e linjës “Uzina Autotraktori” duke bllokuar trafikun. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti, vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për aksidentin.