Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si të zgjidhim misterin rreth origjinës së Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
OBSH ngre alarmin: Vendet e varfra nuk po marrin vaksinën kundër Covid-19

Nga: Matthew M.Kavanagh “CNN”

Edhe para se të publikohej të martën një raport mbi origjinën e Covid-19, disa po fajësonin Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mossigurimin e informacionit dhe mos-bashkëpunimin e duhur të Kinës në këtë investigim. Por nëse SHBA-ja dhe Evropa duan më shumë sesa kaq, ato duhet të angazhohen në një diplomaci globale shëndetësore më të zgjuar ndryshe nga sa kanë bërë deri më tani.

Raporti, i botuar nga një panel shkencëtarësh që u ngarkuan nga OBSH të hulumtonin mbi origjinën e pandemisë, sugjeron se virusi SARS-CoV-2, ka kaluar me shumë mundësi nga kafshët tek njerëzit, ndoshta i lidhur me fermat e kafshëve të egra ku mund të jetë zhvendosur nga lakuriqët e natës tek një specie e ndërmjetme, para se të infektonte njerëzit.

Raporti zbuloi se as kinezët nuk pretendojnë se virusi u importua nga jashtë përmes ushqimit të ngrirë, dhe as siç pretendonte administrata Trump se ai ka dalë nga një laborator.

Por ekspertë thanë se nuk kishin informacion të mjaftueshëm për të eleminuar plotësisht asnjërën nga teoritë. Pra, ky hulumtim nuk e ka zgjidhur debatin mbi origjinën e pandemisë. Por s’duhet të habitemi nga kjo. Në skenarin më të mirë, hulumtimi i origjinës së epidemive mund të zgjasë me vite.

Dhe rasti aktual nuk është shembulli më i mirë. Gjatë kësaj pandemie, bashkëpunimi ndërkombëtar është dëmtuar nga veprimet e SHBA-së, Evropës dhe Kinës. Në raport është e qartë se zyrtarët kinezë nuk kanë ndarë ende të dhëna të mjaftueshme, apo se nuk kanë lejuar kërkimet e duhura për të arritur në përfundime më të sigurta.

Dhe vetë OBSH ka pak mjete në dispozicion për ta detyruar Pekinin për një transparencë më të madhe. Ndaj, në rast se duam hetime të pavarura të epidemive, OBSH-së apo një entiteti tjetër duhet t’i jepen kompetenca shtesë. Deri atëherë u takon shteteve të fuqishme që të ushtrojnë presion mbi Kinën.

Por qeveritë nuk duhet të humbin ndërkohë as mundësinë për të forcuar shëndetin global. Kritikët, përfshirë ish-zyrtarë të administratës Trump, e akuzojnë OBSH-në se i ka dhënë shumë ndikim në hetim Kinës. Ata sugjerojnë se OBSH-ja duhet të bëjë më shumë për të hetuar laboratorët dhe tregjet kineze.

Por këto kritika pasqyrojnë një keqkuptim të rolit të agjencisë, dhe tendencës kronike të vendeve anëtare dhe ekspertëve të politizuar për ta fajësuar organizatën pse nuk bën gjëra që janë kompetencë e vendeve anëtare. OBSH-ja luan një rol të domosdoshëm, që edhe pse nuk është i përsosur, synon të adresojë gjithçka, nga AIDS, Ebola dhe Covid-19, deri tek sëmundjet kronike.

Dobësimi i saj nuk ndihmon askënd. Por ky është një rezultat i parashikueshëm, kur një organizate ndërkombëtare vendoset në mesin e një konflikti midis fuqive të mëdha mbi mënyrën se si nisi pandemia, pa mjetet për të zgjidhur çështjen.

Në fakt, vendet anëtare nuk i kanë dhënë OBSH-së autoritetin për të kryer hetime më të pavarura, ndryshe nga kompetencat që ka për shembull Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). Hetimi për të zbuluar sesi nisi kjo pandemi do të ishte në çdo rast i vështirë.

Asnjë vendi nuk i pëlqen kureshtja e jashtme. Për Kinën ka shumë rreziqe në lojë. Pasi ajo është një fuqi autoritare në rritje, ku informacioni është shumë i kufizuar, dhe qeveria po punon fort për të shmangur dëmtimin e reputacionit të vet nga kjo pandemi.

Sipas OBSH, qeveria kineze e kontrolloi rreptësisht itinerarin e ekipit shkencor që pati shumë vështirësi për të marrë të dhënat e mijëra pacientëve. Natyrisht kjo mungesë transparence, nuk provon një mbulim të diçkaje, por as nuk e bind botën se Kina nuk ka se çfarë të fshehë.

Qeveritë amerikane, evropiane dhe të tjerat, bënë pak për të forcuar pozitën e OBSH-së. Retorika ksenofobe e “virusit kinez”e Donald Trump,nxiti mosbesimin e Kinës ndaj motiveve të qeverive perëndimore. Në kulmin e tensioneve, qeveria amerikane nisi procedurat për t’u tërhequr nga organizata.

Por në vend se ta dobësojë më tej OBSH-në, SHBA duhet ta forcojë atë. Administrata aktuale është e ri-angazhuar me organizatën, dhe mund të shtojë fondet dhe mbështetjen politike. SHBA-ja mund t’i japë organizatës kompetenca hetimore.

Ose ndoshta më mirë, kjo detyrë mund t’i ngarkohet një organi të ri për të shmangur ngatërrimin e misionit të OBSH-së. Ne mund të mos e marrim vesh kurrë origjinën e vërtetë të këtij virusi. Megjithatë, kemi nevojë për një OBSH më të fortë, më të aftë, të përqendruar në përgjigjen ndaj kësaj pandemie dhe parandalimin e një tjetre, dhe jo për një OBSH të paralizuar nga konflikti midis fuqive të mëdha.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2021/04/01/opinions/who-covid-19-origins-report-opinion-kavanagh/index.html?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+rss%2Fcnn_latest+%28RSS%3A+CNN+-+Most+Recent%29

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19misterOrigjina

TË LIDHURA

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme
Aktualitet

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

09:10 | 10/12/2025
Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s
Aktualitet

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

08:58 | 10/12/2025
SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet
Bota

SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

08:56 | 10/12/2025
Next Post
Merkato/ Bajerni përgatit sulmin për futbollistin e Realit

Merkato/ Bajerni përgatit sulmin për futbollistin e Realit

Gjyqi me Becchettin, PD: Shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja

Gjyqi me Becchettin, PD: Shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja

Pse Rusia po spiunon Italinë?

Pse Rusia po spiunon Italinë?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin
Aktualitet

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin

by mirseda
14:56 | 10/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës...

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

13:13 | 10/12/2025
Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com