Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Rusia po spiunon Italinë?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse Rusia po spiunon Italinë?

Nga: Maurizio Stefanini “Linkiesta”

“Një efekt Dragi”, dhe mbase edhe Bajden. Kështu është përkufizuar operacioni që çoi në arrestimin e Valter Biot nga Luixhi Germani; drejtor i Institutit të Shkencave Sociale dhe Studimeve Strategjike “Gino Germani”, ekspert mbi Rusinë dhe çështjet e shërbimeve inteligjente, që së fundmi ka shkruar librin “Masat aktive ruse:Dje, sot dhe nesër”.

“Akoma me këtë rusofobi?”- ishte kori i disa analistëve. Tani ka mbërritur lajmi se për 5 mijë euro kapiteni i fregatë si i ka shitur disa dokumente sekrete të NATO-s një oficeri rus me detyrë në ambasadën ruse në Romë, nën mbulesën e imunitetit diplomatik.

Biot është 56 vjeç dhe ka qenë nënoficer i marinë ushtarake italiane. Ai u bë oficer pas një konkursi të brendshëm, dhe kishte detyrën e “udhëzues luftarak”, pra orientonte avionët luftarakë mbi objektiva të caktuara. Ai u arrestua menjëherë në një parkim në Romë pasi i dorëzoi agjentit rus informacionet mbi sistemet ushtarake të telekomunikacionit.

Për shumë vite pjesë e ushtrisë, në fillim në aeroplanmbajtësen “Garibaldi”,më pas në vitin 2010 u zhvendos në Shtabin e Përgjithshëm të Marinës, në zyrën e shtypit. Ndërkohë në vitin 2016 ishte pjesë e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, përgjegjës për ceremonialet, komunikimin me mediat dhe marrëdhëniet me jashtë.

Ndërkohë,në vitin 2018 ishte pjesë e Zyrës së Politikave Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Emri i Biot shfaqet gjithashtu në dosjen “Kush është kush”, që përfshinte të gjithë anëtarët e zyrave të qeverisë italiane, gjatë presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2014. Aktualisht Germani po punon për një raport mbi kërcënimin e spiunazhi rus në Itali.

“Po studioj metodat që ata përdorin për të rënë në kontakt dhe rekrutuar burime, të cilat më pas konsistojnë në identifikimin e personave me probleme. Jo vetëm ekonomike, por edhe me inate ndaj eprorëve, pakënaqësi për karrierën, mbase edhe simpati ideologjike ndaj modelit Putinian. Dhe padyshim edhe qëllimet e tyre”- thotë Germani.

Për të ky arrestim tregon se “veprimtaria e spiunazhit rus në Itali mbetet shumë agresive dhe intensive”, njëlloj si në kohën e Bashkimit Sovjetik. Në fakt, në fillim të viteve 1990, me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjen e KGB-së, shërbimet ruse të inteligjencës ishin demoralizuar dhe kryesisht shpërbërë.

Shumë nga agjentët ishin zhvendosur për të punuar diku tjetër. Disa për industrinë private, dhe të tjerët edhe për krimin e organizuar. Por në mesin e viteve 1990 shërbimet u rindërtuan. Dhe në një moment Boris Jelcin thirri në shërbim ish-zyrtarë të KGB-së si Putin, për të shpëtuar regjimin e tij.

Më pas Putin e mori vetë pushtetin, dhe me të në krye, shërbimet sekrete u forcuan. Në veçanti, shpjegon Germani, “shërbimet ruse dallojnë nga të tjerat, pasi ato nuk merren vetëm me mbledhjen dhe analizimin e informacionit sekret, sikurse veprojnë shërbimet Perëndimore. Ato merren gjithashtu me të ashtuquajturat masa aktive:ndikimi, ndërhyrja dhe destabilizimi, njëlloj si në epokën sovjetike”.

Por sipas tij rasti i Biot është një rast klasik i spiunazhit, dhe nuk është rasti i parë i bujshëm që ka ndodhur në Itali kohët e fundit. Germani na kujton edhe 2 raste të tjera. I pari më 21 maj 2016, në një bar në Trastevere, kur u arrestua 57 vjeçari Frederiko Karvalho, një zyrtar i SERVICO de Informações de Segurança, shërbimit sekret portugez, që kishte 20 vite në atë detyrë, dhe që sapo i kishte shitur 6 dokumente top sekrete mbi sistemet e mbrojtjes së NATO-s, infrastrukturën e komunikimit midis vendeve anëtare dhe mbi disa baza ushtarake,një agjent rus të SVR-së me emrin Sergej Pozdnjakov.

Tarifa ishte 10.000 euro për secilin dokument. Më 30 gusht 2019, Aleksandër Korshunov, drejtor i një kompanie shtetërore ruse, që prodhon motorë për aviacionin civil dhe ushtarak, u arrestua në aeroportin e Napolit.

Për të kishte një urdhër arresti ndërkombëtar i kërkuar nga FBI-ja amerikane, pasi akuzohej se zotëronte sekrete ushtarake të Sistemit të Aviacionit të Përgjithshëm Elektrik, të marra po përmes bashkëpunëtorit të tij italian Maurizio Bianki, qënga ana e tij kishte punësuar informatorë brenda një kompanie të kontrolluar nga gjiganti amerikan“General Electric”.

Dhe siç kujton Germani, një nga teknikat e inteligjencës ruse duhet të jetë kontaktimi i rekrutëve jo në vendin e tyre, por në një vend të tretë. Një parim ky i zbatuar në vitin 2016, dhe jo në vitet 2019 dhe 2021.

“Por ne duhet të bëjmë dallimin midis SVR, shërbimi i inteligjencës civile që është më shumë i vëmendshëm ndaj këtyre detajeve, nga GRU, shërbimi sekret ushtarak, që është disi më i pacipë në veprimet që ndërmerr. Ai dëshiron të ketë menjëherë rezultat.

Pikërisht nga GRU-ja e mori Biot usb-në, dhe ishte po ky shërbim që u përpoq të vriste Sergei Skripal në Angli, përmes helmimit me agjentin nervor Noviçok. Në atë rast ata mund të mos kenë qenë dhe aq të ngathët sa duhet, por mund të kenë dashur të jepnin një paralajmërim.

Këtë herë, mbase nuk kishin marrë masa e duhura për të shmangur gjurmimin dhe kapjen. Me sa duket, nuk e kuptuan se ishin nën vëzhgim”-mendon Germani. Pra,kundërzbulimi italian ishte efikas? “Kundërzbulimi ynë është efikas, por veprimet në lidhje me Rusinë, pengohet shpesh nga pushteti politik. Në rastin konkret agjenti ruska imunitet diplomatik dhe mund të shpallet vetëm persona non grata në Itali”.

Por Pozdnjakov pas një periudhe qëndrimi në burg u kthye në Rusi, pavarësisht kërkesës së Portugalisë për ekstradim. Edhe Korshunov u dërgua gjithashtu në Rusi, megjithëse nuk kishte imunitet diplomatik, dhe kishte një kërkesë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara. Këto çështje u menaxhuan nga Ministri i Drejtësisë Alfonso Bonafede. Pavarësisht nga qeveria që është në krye, politikanët italianë duan gjithmonë të jenë miqtë më të mirë të Rusisë brenda NATO-s”- shprehet Germani.

Sidoqoftë sipas tij operacione të tilla janë në fakt të rralla:“Gjëja më e zakonshme, kur zbulohet një burim i brendshëm i rekrutuar nga shërbimet e jashtme, do të ishte “markimi” i  tij. Pra t’i kërkosh që të raportojë për gjithçka dhe të mbash vazhdimisht nën vëzhgim të rekrutuarit e tyre, edhe duke u dhënë atyre dokumente të vogla, në mënyrë që të mund të kuptosh metodat e tyre. Sidoqoftë, është një sistem shumë delikat dhe agresiv, të cilin Italia tenton të mos e zbatojë,pikërisht për shkak të marrëdhënieve që synon të mbajë me Rusinë. Gjithsesi, gjithnjë mund të veprohet pa e bërë gjënë kaq publike, ndoshta përmes dëbimeve”.

Në vitin 2016, zgjedhja për t’i dhënë një sinjal Moskës, mund të ketë ardhur nga NATO. Në rastin e fundit mund të ketë qenë ideja e vetë Dragit, meqë Bajden ka sigurisht plot probleme të tjera. A është ky një sinjal mbi debatet për Sputnik? Me shumë gjasa po.

“Ne po përballemi me një fushatë shumë të fortë propagandistike ruse për të promovuar vaksinën e tyre, duke denigruar vaksinat perëndimore dhe Bashkimin Evropian. Mund të jetë një përgjigje. Një përgjigje e fortë”- thekson Germani.

Burimi i lajmit: https://www.linkiesta.it/2021/04/walter-biot-servizi-segreti-russia

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Italiarusiaspiunim

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Curri: Rama, si majmuni që të imiton deri në perversitet

Punëtorë nga Bangladeshi/ Çuri: Do u jepet pasaportë dhe do votojnë

Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

SHBA, Irani pritet të zhvillojnë bisedime bërthamore indirekte në Vjenë

SHBA, Irani pritet të zhvillojnë bisedime bërthamore indirekte në Vjenë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com