Merkato/ Bajerni përgatit sulmin për futbollistin e Realit

Bajerni konfirmon se është në kontakt me agjentin e lojtarit të Realit, Lukas Vaskezit.

Çështja, megjithatë, nuk është aq “e përparuar” sa po raportohet nga media spanjolle.

Lojtari thuhet se ka refuzuar një zgjatje të kontratës nga Reali i Madridit dhe Bajerni po e monitoron situatën para se të paraqesë një ofertë serioze për lojtarin.

Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Hansi Flik dhe mund të jetë një armë më shumë në mesfushën e bavarezëve.