Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si të silleni me fëmijët tuaj, gjatë emergjencës së koronavirusit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si të silleni me fëmijët tuaj, gjatë emergjencës së koronavirusit

Nga Rebecca Hershberg “Psychology Today”

Vajza ime thuajse 6-vjeçare, zbriti me vrap shkallët disa ditë më parë, duke mbajtur kukullën e saj në dorë. “Foshnja ime është me koronavirus!”-më tha. Djali im 4-vjeçar, është i shqetësuar pse janë anuluar ekskursionet e tij në klasën parashkollore. “Dhe e gjitha për shkak të një virusi idiot”- më tha i mërzitur mëngjesin e sotëm.

Koronavirus. COVID-19. Distancimi social. Vetëm një javë më parë, këto ishin terma të paqartë dhe të panjohur. Tani burimet tona të lajmeve në mediat sociale janë të mbushura me to. Ne jemi duke u “përmbytur” me informacione mbi virusin. Dhe pastaj sërish, pasi gjërat ndryshojnë nga ora në orë.

Dhe ne rregullojmë oraret, rutinat, pritshmëritë dhe planet tona të përditshme. Atmosfera është një pasiguri e pakëndshme në rastin më të mirë, një terror i pastër në rastin më të keq, dhe në shumicën e kohës diçka midis të dyjave. Artikujt mbi mënyrën e prindërimit në një moment të tillë janë të shumtë.

Unë kam lexuar shumë prej tyre. Kam kontribuar në disa prej tyre. Dhe tani po shkruaj vetë një të tillë. Pse? Pasi ajo që nuk kam parë ende është një listë e përmbledhur, një seri këshillash të shkurtra, të ëmbla dhe pragmatike, që mund t’i printoni dhe t’i varni në frigoriferin e kuzhinës tuaj si një referencë. Ja cilat janë ato:

Bisedoni vazhdimisht me ta

Na takon neve prindërit që të nisim të flasim me fëmijët tanë. Ndaj vazhdoni që t’i pyesni ata se çfarë gjërash të reja kanë dëgjuar mbi koronavirusin, për të korrigjuar gjërat e pasakta, dhe për t’ju përgjigjur me ndershmëri pyetjeve të tyre, përmes fjalive të shkurtra.

Tregojuani gjërat që janë të ndryshme

Festat e ditëlindjeve po anulohen. Mami po punon nga shtëpia. Ndoshta nuk ka shkollë. Njerëzit nuk do të udhëtojnë këtë vit për pushimet e pranverës.

Tregojuani gjërat që mbeten të njëjta

Thuajini fëmijëve tuaj se po konsumojmë në thelb të njëjtat gjëra çdo mëngjes. Se po shohin në televizor shfaqjet e tyre të preferuara. Se u duhet sërish të lajnë dhëmbët pas çdo vakti ushqimor.

Luaj, luaj, luaj

Fëmijët luajnë me lodra të ndryshme. Prandaj, lërini të vegjëlit tuaj të fantazojnë me koronavirusin. Ndoshta një Elsa e “Frozen”, ka një magji për ta ngrirë virusin e keq. Ndoshta Rajder dhe qenushët e tij të këndshëm, do të nisen në një mision shpëtimi, për të ndihmuar ata që janë të sëmurë nga virusi.

Lëreni herë pas here mënjanë telefonin tuaj

Fëmijët tanë ndjehen të shqetësuar, kur ne prindërit jemi të shpërqendruar. Shprehja parazite “Hmmm”, ndërsa fëmija juaj po ju tregon një histori, ndërsa ju jeni fiksuar pas telefonit celular, është një sjellje kryekëput e gabuar.

Struktura dhe rutinat e përditshme, janë “miqtë” tuaj më të mirë

Bota mund të duket kaotike dhe e paparashikueshme, por shtëpia juaj nuk ka përse të jetë e tillë. Ndaj hartoni një orar të përditshëm të gjërave që duhen bërë, dhe vareni diku që ta shohin të gjithë anëtarët e familjes. Përdorni ndonjë foto nëse fëmijët tuaj nuk munden ende të lexojnë.

Mësohuni të shihni në anën pozitive të situatës

Ndoshta tani keni më shumë kohë për të qëndruar në familje, për më tepër që të 2 prindërit mund të punoni që nga shtëpia. Ndaj mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj, të realizojnë gjërat që kanë pasur më shumë qejf, por nuk kanë pasur kohë.

Përgjigjuni pyetjeve të tyre me njohuri faktike. Më pas ndaloni

Nëse fëmijët tuaj kanë pyetje rreth koronavirusit, atëherë përgjigjuni atyre me ndershmëri. Më pas pushoni së foluri. Nëse kanë pyetje të tjera, ata do të pyesin vetë. Dhe pastaj do keni sërish mundësi të përgjigjeni. Nëse fëmija juaj shtron sërish të njëjtën pyetje, vërjani në dukje këtë gjë.

Pastaj organizoni lojëra qetësuese

Merrni frymë thellë, vini muzikë në sfond dhe nisni të kërceni të gjithë si familje. Lidhja mendje-trup është e vërtetë. Dhe kur kërcejmë, gjendja jonë emocionale shpesh përmirësohet ndjeshëm.

Kujdesuni për veten

Nëse ndiheni në panik ose të mbingarkuar emocionalisht, bëni gjithçka që ta qetësoni veten para se të përpiqeni të qetësoni fëmijën tuaj. Nëse përpjekjet tuaja për të qetësuar fëmijën, nuk sinkronizohen me sjelljen dhe energjinë që përcillni, fëmija do të vërë re këtë gjë dhe kjo do të jetë edhe më shqetësuese për ta.

Kërkoni ndihmë profesionale, në rast se e shihni të nevojshme

Nëse jeni të shqetësuar mbi atë çka po bën apo thotë fëmija juaj, mos hezitoni t’i drejtoheni një profesionisti të shëndetit mendor të fëmijës për këshilla. Mos harroni:jemi në territor të paeksploruar, dhe nuk keni pse ta përballoni të vetëm këtë gjë./TIRANA TODAY

Shënim: Rebecca Hershberg është një psikologe klinike, dhe konsulente mbi prindërimin në SHBA.

Tags: emergjencefemijetkoronavirus

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
SHBA/ Hyn në fuqi ndalimi i udhëtimit për evropianët

SHBA/ Hyn në fuqi ndalimi i udhëtimit për evropianët

Të moshuarit ‘thyejnë rregullat’, Rama lutje të mos dalin jashtë

Të moshuarit 'thyejnë rregullat', Rama lutje të mos dalin jashtë

Koronavirusi/ Vaksinat eksperimentale do të testohen brenda pak ditësh

Koronavirusi/ Vaksinat eksperimentale do të testohen brenda pak ditësh







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

KE: Do të ndjekim zbatimin e ligjit për investimet strategjike. Hoxha: Po vidhen pasuritë publike
Politikë

KE: Do të ndjekim zbatimin e ligjit për investimet strategjike. Hoxha: Po vidhen pasuritë publike

by mirseda
17:09 | 15/10/2025
0

Komisioni Europian në një përgjigje drejtuar anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha sa i takon...

Humbja ndaj Japonisë, Ancelotti: Në Botëror duhet të fitojmë, nuk mjafton loja e bukur

Humbja ndaj Japonisë, Ancelotti: Në Botëror duhet të fitojmë, nuk mjafton loja e bukur

17:04 | 15/10/2025
Osmani: Shpresoj që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e ekzekutivit

Osmani: Shpresoj që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e ekzekutivit

17:02 | 15/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

16:34 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com