Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Si të mbrohemi nga koronavirusi

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Si të mbrohemi nga koronavirusi

Arsye për panik lidhur me “virusin Korona” nuk ka, por çdokush duhet të sillet me përgjegjësi, në mënyrën si vepron publikisht e si të mbrojë veten nga virusi.

Virusi i ri Corona, me emrin SARS-CoV-2 është një sfidë globale që kërkon nga çdo person përgjegjshmëri: Çdo qytetar, por edhe sipërmarrjet, institucionet, organizatat mund të marrin masa, për t’u mbrojtur nga virusi dhe të përgatiten në rast të një pandemie.

Në një rast të tillë masat përqendrohen tek ulja sa të jetë e mundur e numrit të infektuarve. Familjet duhet të jenë të gatshme për të pasur të gjithë artikujt e nevojshëm.

Synimi: të mënjanohen kufizime të mëdha apo trazirat në shoqëri.

Çfarë mund të bëj gjithkush konkretisht? Çfarë të mbron nga një infeksion?

– Mbani distancë nga personat e sëmurë (1 deri në 2 metra)

– Lani rregullisht e me kujdes duart. Të paktën 20 sekonda me sapun, lani mes gishtërinjve, deri në lart në kyçin e dorës e rrotull gishtit të madh.

– Mos prekni me gishtërinj fytyrën apo sytë, veçanërisht mos prekni me gishtërinj mukozën e gojës apo hundës.

– Mënjanoni ‘tokjen’ e duarve dhe përqafimet.

– Mos u kollitni në duar, por mënjanë në parakrah.

– Në rast nevoje përdorni dorashka. Lajini ose ndërrojini këto përditë.

– Mënjanoni vendet me shumë njerëz dhe aktivitete si koncerte apo grumbullime të tjera. Vendosni prioritete.

– Zhvilloni refleksin e mbrojtjes: Për shembull shtypni butonat e ashensorit jo me gisht por me bërryl ose krah.

– Hidhini shpejt facoletat e përdorura.

Virusi Korona përhapet përmes teshtimës. Shtrirjen e ka në grykë. Nga aty infeksioni përhapet më tej deri në mushkëri e mund të dalë sërish jashtë trupit përmes teshtimës, kollitjes duke u përhapur sërish në sipërfaqe të ndryshme e aty të infektojë persona të tjerë.

Si të përgatitem në rast të një pandemie?

Në rast të një vale përhapjeje mund të ketë me shumë gjasa kufizime apo probleme furnizimi. Kujdesuni që të keni rezerva, që në rast nevoje të mund të ushqeheni disa javë nëse duhet të mbylleni në shtëpi.

– Mbani ilaçe me recete gati për një muaj (në raste nevoje).

– Mbani rezerva me ushqime me afat të gjatë skadimi.

– Mendoni si mund të mbroni të afërmit e miqtë. Sidomos të moshuarit e personat e sëmurë me sistem imunitar të dobët kanë nevojë për ndihmën tuaj.

– Merrni masa, të dini si të veproni kur duhet të kujdeseni për anëtarë të sëmurë të familje.

– Punëdhënësit mund të ofrojnë mundësinë e punës nga shtëpia. Punonjësit e sëmurë duhet të largohen nga punonjësit e tjerë e të dërgohen në shtëpi.

Në zyra duhet të bëhet më shpesh ajrosja. Edhe tastaturat e ambienti i punës duhet dezinfektuar rregullisht. Udhëtimet për shkaqe pune duhet të planifikohen me kujdes, kush sëmuret në udhëtim duhet të lajmërojë përgjegjësit. /DW

Tags: koronaviruspandemipaniktë mbrohemi

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Koronavirusi në Shqipëri? Si ta kthejmë stresin në favorin tonë

Koronavirusi në Shqipëri? Si ta kthejmë stresin në favorin tonë

Mjekja: Mezi e pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri

Mjekja: Mezi e pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri

Konfirmohet rasti i tretë me koronavirus në Kroaci

Konfirmohet rasti i tretë me koronavirus në Kroaci







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026
Bota

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

by mirseda
22:03 | 06/03/2026
0

Kompanitë ruse të energjisë së shpejti do të devijojnë një pjesë të furnizimeve të tyre me gaz...

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Protesta te Kryeministria, policia heq çadrën e Lapajt: Nuk na trembin dot

Protesta te Kryeministria, policia heq çadrën e Lapajt: Nuk na trembin dot

21:12 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com