Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si politika na sheh pa e parë dhe guaska e hiles

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Nga: Ben Andoni

Nëse do të dëgjosh justifikimin në orët e fundit të kryeministrit Rama dhe të gjithë nëpunësve burokratë të tij lidhur me skandalin e fundit për botimin e të dhënave individuale kupton se: ngrehina shtetërore e ngritur është e kalbur. Realiteti i dukshëm që përballëm me rrogat, marrjen e të dhënave dhe cinizmin kudo është i dhimbshëm, i turpshëm por tek e fundit relativ. Pak ditë më vonë me siguri do harrohet për t’i lënë vend një skandali tjetër të radhës. Prokuroria duket më optimiste pasi ka shkuar më tej, kur ka thënë se: do të flasin shpejt me emra dhe janë shumë afër të vërtetës, por nga e thëna në të bërë është një det i tërë, sipas popullit. Në këto ditë të fundit, kemi parë diferencat e frikshme të transparencës shtet-publik, por edhe qesëndinë ndaj njerëzve. Nga ana tjetër, e gjitha i ka bërë një dobi të madhe zbardhjes deridiku të informalitetit dhe mbi të gjitha atë zvetënim moral, politik, ekonomik dhe social të vendit.

Ditët e fundit nuk u mjaftuan vetëm me publikimin e një liste rrogash me identitete, por u pasua me një të dytë edhe me numra telefonash, e pak orë më pas një listë e radhës me targa makinash për të treguar zvetënimin e madh të shtetit, personalitetit të burokratit dhe mbi të gjitha vendin paradoksal ku jetojmë. Qytetari shqiptar jo vetëm nuk ka më asnjë besim por mbi të gjitha e ndjen veten tejet të braktisur nga shteti i tij. Që nga skena e patronazhistëve dhe duke vijuar me të fundit për targat dhe ato që mbase presin në radhë, Shqipëria është treguar një shtet ashtu si ishte në kohë të Konicës, i brishtë dhe pa sens, por mbi të gjitha pa mendim dhe këtë e shikon nga reagimet e para të qytetarëve. “Që shqiptarët, në çdo hap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga mendime thelbësore, që shqiptarët kujtojnë se çdo ndryshim është përparim – ja dy fakte që duhet t’i kenë vënë re gjithë vëzhgonjësit e zhvillimeve. (Konica, Vepra 3, f. 335)”.

Nëse ata që duan të relativizojnë skandalin, siç po ndodh rëndom për justifikimet e rastit, kanë gjetur argument se kjo ka ndodhur dhe në vende me protokolle sigurie afër pamundësisë, patjetër që shembulli i WikiLeaks është më i përhapuri, kjo u themi se nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Jo thjesht për seriozitetin e deritanishëm të shtetit tonë, por edhe vetë përgatitjen dhe protokollet e rekrutimit të nëpunësve që u besohen këto të dhëna, ku kuptohet mirë se pse përsëriten ende akuzat arkaike të fqinjëve për ne se: nuk dimë të bëjmë shtet, veçmas shumë gjërave të tjera.

E vështirë të thuash se kur dhe si mund të realizohet përmirësimi apo fakti kjo që edhe pas tre dekadash në demokraci, nëpunësi civil ka mangësi të pafundme, por rasti i fundit i publikimit të të dhënave personale tregoi sesi informacionet publike na i përdorin për qëllime politike dhe nëpërkëmbje. Edhe pse e gjitha, nga ana tjetër, është edhe një si lloj shërbimi për publikun, për atë shkallë të madhe informaliteti, e cila na rrethon kudo.

Prej vitesh marrëdhënia e jonë me politikën është e shtresëzuar. Në momentin që japim votën, ligjvënësit tanë nuk na përfaqësojnë më, pasi ne ua delegojmë votën atyre për të na përfaqësuar, duke mos pasur mundësi t’u kërkojmë llogari. Ata kthehen në numërorë të Ramës apo Bashës (aktualisht të dy pozitë dhe opozitë zyrtare) dhe nuk votojnë më në interes të publikut sesa të politikave që jepen nga krerët. Është një koncept në mes të partitokracisë dhe kryetarokracisë, që sot në Shqipëri shkon në dominimin e qeveritokracisë mirëfilli. Duke u nisur nga kjo e fundit, komuniteti është nën shërbimin e plotë dhe të detyrueshëm të marrjes së informacionit të nevojshëm prej punonjësit apo përgjegjësit të marrëdhënieve publike. Është edhe ky një aksesor i të dhënave por që në këtë rast i shndërron të gjitha të dhënat sa të jetë e mundur në mosnjohje transparente për publikun. Jo më kot, në muajt e fundit të qeverisjes socialiste ishin edhe vetë ligjvënësit e Partisë Socialiste, të cilët filluan të kritikonin dhe të kërkonin një lloj transparence nga njerëzit e Ekzekutivit të tyre. Por kjo mungonte sepse politika falë tyre është shkëputur dhe qëllimi dihet: Sa më larg vëmendja e publikut.

“Duke iu ekspozuar pjesës më të madhe të qytetarisë vetëm nëpërmjet ekspertëve të marrëdhënieve publike dhe ngjarjeve të marrëdhënieve publike, politika gëzon imunitet të konsiderueshëm ndaj kontrollit publik”, shprehet sociologu i njohur Zigmud Bauman. Dhe ideja e tij është ajo e një metafore përdorur rëndom në filozofi “Politika na sheh, pa u parë” me autorësinë e Bentham.

Lufta për të mbajtur politikanë që nuk na përfaqësojnë dhe këtë sistem, arnuar nga dy partitë e mëdha PS dhe PD në funksion të mbijetesës politike ka bërë që i gjithë qerthulli i problemeve kombëtare që duhen zgjidhur të mblidhet dhe të kontrollohet në pak duar. Kurse shqetësimi dhe barra të përcillet në popull, ku të dhënat e përditshmërisë janë dhe mbeten të frikshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë referon se: duke e shtuar edhe tërmetin e shkuar të nëntorit si variabël por edhe pandeminë e Covid-19, këto e rritën varfërinë me 0.8% në vend në vitin 2020, duke bërë që rreth 32.6% e popullsisë apo një e treta e saj tashmë të konsiderohej e varfër me një jetesë me më pak se 5.5. dollarë në ditë. E ndjekin, ashtu si merret me mënd, sipas raportit të FMN-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova me rritjen më të madhe të shkallës së varfërisë në 23.4%, ndjekur nga Mali i Zi me 20%, Maqedonia 18% dhe Serbia me një shkallë varfërie prej 17.4% më e ulëta në rajon.

Po atëherë pse ndodh kjo fshehje dhe pse problemet kryesore nuk dalin në vend. Sërish në ndihmë na vjen sociologu Bauman: “Mbajtja larg e publikut, që ai të mund të shohë vetëm gjëra të atilla që ata dëshirojnë të shihen, u jep një liri suplementare politikanëve dhe u bën të mundur të ndjekin çfarëdolloj gjëje që ata e përcaktojnë se ‘është në interes të shtetit’ sado të pakta të jenë gjasat që publiku do të ishte dakord po ta dinte”.

Dhe realisht edhe duke iu ruajtur medias që duhet të informojë publiku, qeveritë tona po bëjnë çmos që vetëm liria e tyre të mos cenohet, kurse ”çështje që nuk kanë gjasa të sjellin pëlqimin entuziast të klasifikohen si ‘sekrete shtetërore’ dhe ndalohet energjikisht shfaqja e tyre në sytë e publikut”. E çfarë po ndodh realisht? Në shumicën e rasteve e gjithë kjo mungesë transparence, që do të dalë në rrugë të vullnetshme apo në rastin e Shqipërisë të “pavullnetshme” kthehen në scoop-s. Qëllimi duket fare real, qeveria shqiptare ashtu si shumë syresh do t’i pëlqente që publiku të humbiste në zgafellet e kinse skandaleve dhe t’i kthente pasivë shtetasit e vet. Në një farë mënyre e gjithë politika synon të ketë një dalje masive prej politikës të njerëzve.

Zgjedhjet e treguan dhe kanë vite që përshfaqin se votojnë gjithnjë e më pak njerëz ose më pak se gjysma e votuesve, pasi shteti është i interesuar për këtë indiferencë dhe pasivitetin e shtetasve të vet. Sociologu Bauman që po i referohemi në këtë shkrim me esenë e tij “Liria” e shtron shumë më qartë: “Shtetet sot shqetësohen më shumë që të kenë mungesë mospajtimi sesa të kenë përkrahje. Qytetari pasiv e ka përmbushur detyrimin plotësisht, përderisa nuk sjell dëme; të paktën në kushte normale, të paqes, atij nuk i kërkohet të ndihmojë. Dalje nga politika do të thotë pranim tërthorazi i shtetit të një tipi që mund të fitojë pak dhe të humbasë shumë nëse shtetasit angazhohen aktivisht në procesin e marrjes së vendimeve politike…”

Rasti i Shqipërisë po tregon sesa të pa interesuar e bëjnë për politikën publikun tonë dhe mbi të gjitha përbuzjen, që në fakt po jep karburant për këtë politikë, e cila po e lë shtetin tonë, kaq të mjerë. Tek e fundit edhe me këtë skandal të të dhënave, politika na futi në një kurth ku na sheh por nuk e shohim dot, ose që do t’i shkonte për shtat vetëm një të… . Përcaktimin e saktë e jep ish-presidenti Regan: “Është thënë se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Kam mësuar se ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me të parën”. (Homo Albanicus)

Tags: ben andonishtetiZgjedhjet

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
“Kriza energjetike”/Rama: S’do ketë rritje të çmimit për konsumatorët

“Kriza energjetike”/Rama: S’do ketë rritje të çmimit për konsumatorët

Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re të Covid

Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re të Covid

Skandali me pagat/ Rama paralajmëron kompanitë, i jep afat deri në 20 janar

Skandali me pagat/ Rama paralajmëron kompanitë, i jep afat deri në 20 janar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Ligji për“spiunët”në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin në Komision: Ti ibie bilbilit kot
Aktualitet

Ligji për“spiunët”në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin në Komision: Ti ibie bilbilit kot

by mirseda
13:34 | 15/12/2025
0

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”,...

Berisha : Ambasadori i BE telefonoi Ramën, një natë para votimit Balla i tha përfaqësuesit tonë se…

Berisha : Ambasadori i BE telefonoi Ramën, një natë para votimit Balla i tha përfaqësuesit tonë se…

13:20 | 15/12/2025
“Dyfish buxhet për bujqësinë”, Rama takim me fermerët në Elbasan

“Dyfish buxhet për bujqësinë”, Rama takim me fermerët në Elbasan

12:53 | 15/12/2025
Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

12:46 | 15/12/2025
Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

12:37 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com