E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re të Covid

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët se varianti i ri Omicron është në qarkullim, ndaj duhet të përgatitemi për një valë të re Covid. Duke bërë një bilanc të situatës, Rama tha se nuk mund të sillemi sikur nuk është asgjë dhe mbase disa masa do duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë. Ai solli në fokus rastin e Holandës, ku është mbyllur deri më 14 mars për shkak të fluksit në rritje të infektimeve dhe marrjen e masave për mos bllokim të sistemit shëndetësor.

“Deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë faktikisht, për t’u ringritur nga humnera ku u gjendëm të gjithë botërisht vitin e shkuar. Duhet të theksoj se jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re, për shkak të një versioni të ri të virusit që po mbyll vendet e tjera. Ju i keni parë, Holanda është mbyllur deri më 14 mars.

E paimagjinueshme dhe kështu vendimet për mbyllje po merren radhazi vend pas vendi. Ne nuk do të ngutemi, veçse duhet ta dimë që nuk mundet dot ta kalojmë sikur nuk është asgjë dhe mbase disa masa do duhen rimarrë pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë siç e keni parë”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se janë garantuar dozat e vaksinave, ndërkohë që po bëhet edhe një vlerësim për personat që janë vaksinuar jashtë vendit.

Lexo edhe :   Dritëhijet e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...