E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Skandali me pagat/ Rama paralajmëron kompanitë, i jep afat deri në 20 janar

Rama foli sot për një reformë të thellë lidhur me deklarimet e pagave, nisur nga skandali me publikimin e të pagave të shqiptarëve. Kryeministri paralajmëroi ato kompani dhe biznesmenë që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se 20 janari është afati i fundit për këto kompani, që nuk deklarojnë të plota pagat e punonjësve që të bëjnë deklarimet e reja, në të kundërt ndaj tyre do të fillojnë hetimet për evazion fiskal dhe hetim pasuror. Ai sqaroi më tej se Drejtoria e Tatimeve ka nisur një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese, të cilat rezultojnë në mospërthje me kapacitet e tyre duke ju kërkuar që të vetërregullohen me deklarimet e reja deri në 20 janar. Në rast mosrregullimi, do të ketë hetim të thelluar për evazion, e ndërsa evazioni dënohet me burg.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuse, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon Prokurorisë. Prokuroria po heton në mënyrë intensive. Unë uroj dhe kam arsye të besoj që së shpejti do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do përgjigjet para ligjit. Kjo ngjarje mund të quhet edhe jo çdo e keqe vjen vetëm për keq.

Sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e gjithë shqiptarëve, dhe askush nuk do mund të thotë që po sulmojmë askënd, duke filluar nga mediat, duke filluar nga pagat tuaja. Akush nuk do të na thotë dot që po sulmojmë mediat duke kërkuar prej tyre dhe atyre kompanive që japin paga fiktive, të vetërregullojnë deklarimet.

Drejtoria e Tatimeve ka përgatitur dhe ka nisur një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese, të cilat rezultojnë në mospërputhje me kapacitet e tyre duke ju kërkuar që të vetërregullohen me deklarimet e reja deri në 20 janar, sepse në 20 janar është data e deklarimeve të reja.

Lexo edhe :   Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

Në rast mosrregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion, evazioni dënohet me burg. Kemi përgatitur një plan përpara se sa të ndodhte kjo, ne nuk mund të vazhdojmë të presim gradualitet për njerëzit që punojnë dhe nuk marrin në të bardhë atë që ju takon, praktikisht duke shitur pa vullnetin e tyre të ardhmen. Sepse tek pagat minimale të deklaruara që shoqërohen me para cash goditet e ardhmja e individit pasi sigurimet për pensionin janë shumë më të ulëta, goditen të ardhurat e skemës së pensioneve dhe bllokohet mundësia për të rritur pensionet. Procesi do të ndërtohet me hetim pasuror të të gjithë atyre kompanive dhe biznesmenëve që deklarojnë për punonjësit paga mininale ose paga nën atë që paguhen”, deklaroi kreu i qeverisë Edi Rama.

Lexo edhe :   'Lufta' brenda opozitës, Meta bën lëvizjen urgjente
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...