Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po zhvillohet spiunazhi në shekullin XXI

4 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si po zhvillohet spiunazhi në shekullin XXI

Nga: Mike Snider dhe Jessica Guynn “USA Today”            

Harrojini agjentët e KGB-së, oficerët rusë të inteligjencës të maskuar si amerikanë të zakonshëm, që depërtojnë brenda agjencive qeveritare të SHBA-së dhe për të vjedhur sekretet e sigurisë kombëtare, sikurse përshkruhet në serialin televiziv “Amerikanët”.

Sulmi masiv kibernetik ndaj qeverisë amerikane dhe kompanive private, i kryer përmes sistemeve kompjuterike në rrjet, është ai që do jetë në fakt spiunazhi i shekullit XXI.

Dhe studiuesit e sigurisë kibernetike, thonë se këto lloj përballjesh në një fushë-betejë dixhitale, do të bëhen normaliteti ynë i ri.

Ne jemi në një gjendje “paqësore”, jo tamam në luftë, por pranë saj, dhe potencialisht po aq e rrezikshme si gjendje. Në këtë rast, një shtet-komb që besohet të jetë Rusia, u infiltrua në zinxhirin e furnizimit me softuerë mbi të cilin mbështetet SHBA-ja.

“Tashmë jemi dëshmitarë të vazhdimit të lojërave me spiunë në nivelin dixhital, siç ndodhte dikur në mënyrë klasike”, thotë Ros Rustiçi, kreu i arkitekturës së sigurisë dhe kërcënimeve të inteligjencës në “ZeroFOX”, një kompani e firmë e sigurisë kibernetike me seli në Baltimora.

Po si u shndërrua hapësira kibernetike në fushëbetejën e sotme? Superfuqitë globale, po përdorin këtë mënyrë për të goditur kundërshtarin, si një alternativë ndaj manovrave ushtarake apo sanksioneve ekonomike, dhe si një përgjigje ndaj veprimeve të tilla, thotë Ed Parsons, nënkryetar ekzekutiv “F-Secure”, një kompani e sigurisë kibernetike me seli në Helsinki të Finlandës.

“Për një vend si Rusia, agresioni në hapësirën kibernetike, i ofron mundësinë që të kapërcejë ç’ekuilibrin e fuqisë, që ajo has në fushat tradicionale të luftës, ndërsa i ofron avantazhe të tilla si projeksioni i energjisë, dhe mohueshmëria e akteve që kryen”, thekson Parsons.

Studiuesit thonë se neglizhenca e këtyre dobësive të sigurisë gjatë administratës së Donald Trump, e ka lënë SHBA edhe më të ekspozuar ndaj sulmeve të tilla. “Shqetësimi i sotëm nuk është pse ky aktivitet është duke vazhduar. Por pse Shtetet e Bashkuara janë sot më të prekshme ndaj këtij lloji të aktivitetit, sesa në të shkuarën”, thotë Rustiçi.

Rrjetet kibernetike, janë shënjestra e shteteve-kombe dhe organizatave kriminale, pasi në botën tonë të hiper-lidhur të shekullit XXI, aty ndodhen informacionet më të rëndësishme, thotë Stiv Bellovin, profesor i shkencave kompjuterike në Shkollën e Inxhinierisë të Universitetit të Kolumbias.

Që para 9 muajsh, hakerat filluan të depërtojnë në sistemet kompjuterike federale dhe private përmes server të softuerit të përdorur nga një kompani e quajtur “Solar Winds”. Sulmi ishte shumë tinzar dhe i sofistikuar, dhe ka të ngjarë që kërkon vite për t’u përgatitur, shton Bellovin.

Sulmet e mëdha, ka shumë të ngjarë që të shkaktohen nga hetimi i thjeshtë por i zellshëm i korporatave ose agjencive të ndryshme, thotë Dvir Sason, kreu i kërkimit në “CyberInt”, një kompani e sigurisë kibernetike me seli në Tel Aviv të Izraelit.

“Ato nuk kryhen më nga djem të rinj që përgjojnë në hije, dhe që përpiqen të thyejnë disa fjalëkalime, ose të sulmojnë fizikisht serverat. Ajo mund të jetë diçka aq e thjeshtë, sa edhe një fushatë mashtrimi”, thekson Sason.

Presidenti në largim Donald Trump, që ka hezituar gjithmonë të kritikojë Rusinë, nuk e ka komentuar këtë sulm kibernetik. Një muaj më parë, ai shkarkoi nga detyra Kristofr Krebs, shefin e kibernetikës të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, pasi ky i fundit tha se nuk kishte prova të manipulimit të votave në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Përçarjet post-zgjedhore mbeten një problem në këtë aspekt, dhe ka një tranzicion të tensionuar të pushtetit midis administratave Trump dhe Bajden. “Rusia është plotësisht e vetëdijshme se sa e ndjeshme është aktualisht situata në Shtetet e Bashkuara”- shprehet Lior Div, kreu i “Cybereason”, një kompani e sigurisë kibernetike me seli në Boston.

“Për më tepër, udhëheqësit kanë qenë të zënë me zgjedhjet, dhe me luftën kundër keq-informimit në lidhje me pandeminë e Covid-19 dhe vaksinat. Ky operacion i dëmshëm kundër agjencitë qeveritare të SHBA-së, mund të konsiderohet një akt lufte”, thekson ai.

Dhe Div nuk ishte i vetmi, në analogjinë që bën midis sulmit kibernetik dhe sulmeve ushtarake. Edhe kongresmeni Xhejzën Krou tha se kjo ngjarje “mund të jetë Pearl Harbour ynë modern”.

Edhe presidenti i “Microsoft” Bred Smith tha për CNN se një paralele e tillë ishte “me vend”, duke e quajtur sulmin ”një zile zgjimi, dhe një moment për të qenë më të përgatitur ndaj kërcënimeve të tilla”.

Në librin e tij të fundit të botuar këtë vit me titull “Burn-In”, shkruar me bashkautorin August Kol Piter Singer, autor i romaneve gati-futuriste që ai i quan “trillime të dobishme”, parashikon se si lufta kibernetike mund të përshkallëzohet në një luftë të vërtetë.

Në libër, një sulmues kibernetik bombardon Uashingtonin me bacilin e murtajës, përmes sulmeve në distancë, dhe dronëve që manipulohen për të fluturuar dhe përplasur mbi monumentet kryesore në kryeqytet. Lajmi i mirë? Qeveritë dhe kompanitë private amerikane, po nisin të bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë për të parandaluar infiltrime të tilla në të ardhmen.

                                   TIRANA TODAY

 

Tags: Donald TrumpSHBAsulm kibernetik

TË LIDHURA

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës
Bota

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

10:26 | 30/05/2025
Hamasi thotë “Jo”, refuzon propozimin e SHBA për armëpushimin
Bota

Hamasi thotë “Jo”, refuzon propozimin e SHBA për armëpushimin

09:11 | 30/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”
Bota

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
Next Post
Kosova “doli nga provinca” shqiptare dhe i tregoi shtetin e vet

Kosova “doli nga provinca” shqiptare dhe i tregoi shtetin e vet

U abuzua nga 57-vjeçari/ Punonjësja sociale: Nëna heshti për dy vite

U abuzua nga 57-vjeçari/ Punonjësja sociale: Nëna heshti për dy vite

“Kam punuar në ndërtim”, Ylli Baka flet për fillimin e tij të vështirë (VIDEO)

“Kam punuar në ndërtim”, Ylli Baka flet për fillimin e tij të vështirë (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Trent Alexander-Arnold zyrtarisht lojtar i Realit
Sport

Trent Alexander-Arnold zyrtarisht lojtar i Realit

by mirseda
12:55 | 30/05/2025
0

Mbrojtësi i djathtë anglez, Trent Alexander-Arnold, 26 vjeç, është transferuar te Real Madridi, me të cilin ka...

Grabiste makina duke shqyer dyert me çekiç, kapet ‘mat’ 56-vjeçari!

Grabiste makina duke shqyer dyert me çekiç, kapet ‘mat’ 56-vjeçari!

12:34 | 30/05/2025
Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia

Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia

12:05 | 30/05/2025
Ish-deputeti i shkruan letër Silvinjos

Ish-deputeti i shkruan letër Silvinjos

11:56 | 30/05/2025
Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

11:47 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com