Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si po përgatit Berisha, “pafajësinë” për dështimin e 6 dhjetorit 

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Shenjën e parë e dha dje në mbrëmje. Ai e afroi ditën e ardhjes së protestuesve në Tiranë nga 6 dhjetori më 5 dhjetor. Në një takim në mbrëmje, në një lagje të Tiranës, u bëri thirrje protestuesve nga rrethet të vijnë në datën 5 dhjetor në Tiranë, pasi sipas tij në datën 6 dhjetor, do të bllokohen rrugët dhe hyrjet për Tiranë.

Nuk është e vërtetë që do bllokohen rrugët, pasi plani i sigurisë është bërë publik për rrugët e bllokuara. Po ashtu, shumë nga liderët evropianë do të vijnë po ashtu qysh në datën 5 në Tiranë, kështu që të njëjtat rregulla vlejnë dhe për datën 5 dhjetor.

Problemi që ka Berisha është të justifikojë pse nuk solli dot njerëz nga rrethet në datën 6 dhe të krijojë këtë rrëmujën e datave. Aq më qesharake, kur u bën thirrje demokratëve të hapin shtëpitë e tyre për protestuesit që të kenë ku të flenë në datën 5 në mbrëmje. A thua se janë një çetë luftëtarësh të njohur me njëri- tjetrin dhe duhet të flenë ose në pyll, ose në shtëpitë e njëri- tjetrit.

Në fakt, ashtu siç është bërë PD, për shkak të Berishës, demokratët duhet ti mbrosh mos vrasin njëri- tjetrin e jo më të marrin njëri- tjetrin nëpër shtëpi.

Gjatë ditës së sotme e avancoi justifikimin e mundshëm të dështimit, kur tha se “Bulevardin do ta marrin protestuesit. Janë ata përgjegjës”. Këtu shmangu protagonizmin personal. Nuk tha që do të jem në krye të atyre që do marrin me dhunë Bulevardin. Madje dhe përgjegjësinë për çfarë mund të ndodhë ua la atyre.

Pak a shumë këtë fjali e thotë sa herë humbet PD kur shpjegon se “çdo demokrat është përgjegjës për humbjen”. Dhe në këtë rast, u pa qartë se çdo protestues më 6 dhjetor do të jetë përgjegjës për dështimin, për mos marrjen e Bulevardit. Ky do qëndrojë tek SHQUP-i, derisa ta njoftojnë “eja se Bulevardin e morëm”. Nëse nuk e njoftojnë, nuk shkon.

Pastaj shpiku se Edi Rama e shpalli 6 dhjetorin ditë pushimi dhe më pas e anuloi. Në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë. Disa portale shpikën lajmin se qeveria do shpallë 6 dhjetorin ditë pushimi dhe Rama vetëm sa e saktësoi sot që nuk do të jetë ditë pushimi.

Por Berisha tha se nëse do ishte ditë pushimi, gjithë administrata e shtetit do ishte në protestë me të. Pra në një farë mënyre ja lë fajin Ramës që nuk e la pushim që ti vinin këta të administratës në protestë.

Nuk di se çfarë do të vazhdojë të shpikë deri nesër e pasnesër, por duket qartë që nga dita në ditë, po zhduk orarin e protestës, pastaj ditën e protestës, pastaj komandantët e protestës, në fund dhe trupën protestuese, duke e bazuar herë tek demokratët që do vijnë që në datën 5 të flenë ilegalisht në Tiranë e deri tek mungesa e administratës.

Pak nga pak po e plotëson tablon e justifikimit të dështimit, i cili po ashtu do të jetë për shkak të Edi Ramës.

 

Tags: Berishamero bazeprotesta

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Francë/Trupat e dy foshnjave gjenden të ngrira në një frigorifer

Ryshfet për të marrë patentën/Në pranga efektivi i policisë dhe sekseri

Rexhep Qosja: Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën, ja dy këshillat e mia për të







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com