Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rexhep Qosja: Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën, ja dy këshillat e mia për të

2 muaj ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rexhep Qosja: Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën, ja dy këshillat e mia për të

Profesor Rexhep Qosja thotë se e vlerëson Edi Ramën për mënyrën si ai bën politikë, përvojën që ka, gjuhën e vendosur brenda dhe jashtë kufijve, por ka dy këshilla specifike për të.

“Unë kam shkruar për Edi Ramën kur bëhej protesta në çadër në Tiranë dhe kam thënë: Edi Ramën s’ma ka bërë nëna, për mua janë të barabartë, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Kam qëndrime dhe ndjenja të njëjta për të tre.

Por kam thënë që e përkrah Edi Ramën, për një sërë qëndrimesh që ka. Ai së pari ka sjellë një frymë të re në politikën shqiptare në përgjithësi. Ka sjellë një qëndrim më të vendosur në politikën ndërkombëtare. Ka sjellë një përvojë që e ka krijuar në jetë por edhe kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ka sjellë gjithashtu edhe një shije të re. Ndaj unë kam menduar dhe mendoj, që Edi Rama, me gjithë gabimet e tij, disa prej të cilave nuk i pranoj, është i nevojshëm për Shqipërinë.

Me përvojën që ka, dijen, kulturën, dijen e gjerë, komunikimin e tij të lirë që ka brenda në atdhe dhe me ndërkombëtarët. Ajo që Edi Rama ka thënë në Serbi për Kosovën, lirinë dhe Pavarësinë e saj, nuk e ka thënë askush. Askush, si ai.

Edhe disa qëndrime që ka mbajtur në Evropë, mund të duken të vrazhda, por në rastet më të shpeshta, janë të drejta.

Gabimi më i madh që ka bërë është që ka injoruar përvojën e moshës së madhe në politikë dhe ka favorizuar një shtresë dhe një moshë.

Por edhe kësaj moshe nuk i ka dhënë shumë hapësirë për t’u dukur. Unë e shoh Edi Ramën nga mëngjesi deri në mbrëmje në veprimtari politike dhe takime me organizata të PS në qytete të ndryshme. Pyes, ku e gjen këtë fuqi që qëndron gjatë gjithë ditës në takime me struktura të PS!

E dyta, pse nuk i lejon ministrat të merren me çështjet e tyre, p.sh me të bujqësisë, çështjet ekonomike, të kulturës. Nuk ua lë ministrave përkatës t’i trajtojnë, por shkon vetë. A është e nevojshme kjo?!

Një këshillë kam: Mos e mbithekso faktorin si kryeministër. Mos u jep të drejtë disave për atë që unë nuk e them: ato janë sjellje diktatoriale. Unë nuk e them dot këtë.

Edi Rama është politikan me kulturë politike-demokratike. Por të gjitha rolet e ministrave i kryen ai, dhe kjo nuk më duket sjellje e drejtë. Dhe unë si përkrahës i vjetër i tij, do i rekomandoja që në sjelljen e tij për t’u dukur sikurse thotë populli “sabah e aksham” në terren me pjesëtarë të PS, t’i japë hapësirë dhe ministrave.

Dhe sugjerimi i dytë, të rrisë moshën e përfaqësuesve të PS dhe deputetëve të PS në Kuvendin e Shqipërisë. T’u krijojë hapësirë edhe personave në moshë”, u shpreh Profesor Qosja në “Dritare TV”.

Tags: edi ramarexhep qosjashqiperia

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
I mori jetën ish-gruas shtatzënë/E ndjera i kishte ofruar para që ta linte të qetë

I mori jetën ish-gruas shtatzënë/E ndjera i kishte ofruar para që ta linte të qetë

Ndryshon udhëzimi i kontributeve; Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

Ndryshon udhëzimi i kontributeve; Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit! Drejtori i ISSH: Mos nxitoni, shpërblimi nuk “digjet”

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit! Drejtori i ISSH: Mos nxitoni, shpërblimi nuk “digjet”

JU REKOMANDJOMË

U raportua për 1 mln paund, ja sa para u sekuestruan në portin e Durrësit

”Djali iu kap me 123 mijë paund”/ Flet babai: Ka filluar punë prej 1 muaji

2 vjet ago
Brenda qelive të sigurisë së lartë “41-bis” (video)

Brenda qelive të sigurisë së lartë “41-bis” (video)

3 vjet ago
Merren me tregti, zbulohet çifti i bashkëshortëve që u plagosën sot në Tiranë

Merren me tregti, zbulohet çifti i bashkëshortëve që u plagosën sot në Tiranë

3 vjet ago
Foto/Habit deputeti i PD-së, me Toyota Yaris e çanta me euro në Kuvend

Foto/Habit deputeti i PD-së, me Toyota Yaris e çanta me euro në Kuvend

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com