Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si po e mposht nga bota e përtejme Sokol Olldashi, Lulzim Bashën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Mero Baze/Problemi real që ka Partia Demokratike dhe që ka filluar në vitin 2013, është fakti që ajo nuk është një parti e bashkuar. Përveç historive të vjetra të Sali Berishës, të cilat ai vetë, pati kohë që shumicën t’i rikuperonte, kjo parti është ndarë thellë për shkak të farsës së parë zgjedhore mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës. Qëndrimi që Lulzim Basha mbajti pas farsës, ndaj mbështetësve të Olldashit, ishte jo vetëm armiqësor, por përjashtues. Ai nuk bëri asnjë gjest për bashkimin e partisë, dhe asnjë lëvizje, qoftë dhe simbolike, për të mos u ndjerë armiqësor me ta.

Përkundër kësaj, njerëzit që mbështetën Sokoll Olldashin që nga anëtari më i thjeshtë, e deri tek ata që ishin në krye të partisë, u bënë target i sulmeve, përjashtimeve, mospërfshirjes në parti dhe krijimit të një klime armiqësore. Sokol Olldashi nuk ishte një racë politikani aq e përkryer siç e himnizojnë sot që nuk është, dhe si më duket mua që më mungon dhe si mik, por ishte një personalitet që ndryshe nga shumë politikanë në PD, përveç Berishës, prodhonte fluksin e mbështetësve të tij. Ai nuk ishte engjëll, dhe as puritan në mënyrën e të vepruarit, por kishte disa akte në jetën e tij politike, që i krijonin një fluks mbështetësish dhe njerëzish, që e besonin. Është e pazakontë që katër vite pas ikjes së tij, ai është ende i fortë në kujtesën e PD dhe shoqërisë, edhe pse nuk ka bërë diçka që të shkëlqejë.

Asnjë politikan tjetër nuk do t’ia dilte të mbijetonte kaq gjatë pas ikjes, sa ai. Dhe kjo mes të tjerash, se atë e shikojnë dhe si një politikan i bërë “theror” nga kulisat e Partisë Demokratike dhe viktimizimi që pati në farsën zgjedhore në PD. Ai është i vetmi që iku duke lënë një boshllëk në Partinë Demokratike, i cili nuk po mbushet dot.

Ky është dhe problemi real që prodhon në korridoret e asaj partie, Lulzim Basha. Mënyra si ai ka përndjekur njerëzit e Olldashit, dhe kujtimin e tij, e bën atë një lider që jo vetëm do ta mbajë të ndarë përjetësisht Partinë Demokratike, por do ta thellojë këtë ndarje nga një farsë zgjedhore në tjetrën. Ai e mundi Sokol Olldashin në një garë të padenjë dhe të pandershme, por ai po e mund nga bota e përtejme duke e ndëshkuar si humbës në çdo garë që hyn, përveç garave që kanë arbitër Sali Berishën. Lulzim Basha ka “fituar” garën me Olldashin e gjallë, por e ka humbur me atë që ka vdekur. Dhe nuk ka shans ta fitojë më.

Një PD që thellon përçarjet, gjithnjë me të njëjtën arsye, për të bërë Bashën me zor kryetar, është një parti e destinuar të zvogëlohet pas çdo mandati për shkak të tij. Lulzim Basha është “mola” që e bren nga brenda atë parti, pasi si një njeri i paskrupullt, i pa gjak, i pacipë dhe i pamëshirshëm për të mbrojtur karrigen e vet, ai do të vazhdojë ta brejë atë nga brenda.

Zgjidhja në Partinë Demokratike nuk është as rivali i tij, Astrit Patozi, në këto kushte. Edhe pse ai është i vetmi që qetëson mbështetësit e larguar të Sokol Olldashit nga partia dhe i rikthen ata në vathë, e ka të pamundur të ndjehet kryetar i një fluksi të ri që Luzlim Basha ka afruar në PD, që është një sekt jo ideologjik, parellinjsh, njerëz që e kanë PD biznes, dhe që po ti pyesje dhjetë vite më parë për PD, mund të qeshnin me të madhe duke e parë si një parti idjote.

Astrit Patozi është po ashtu një njeri me luajalitet konstant ndaj Berishës, por jo me një vëmendje të tepruar të Berishës ndaj tij. Ai ka marrë kostot e Berishës për shumë prej njerëzve dhe fraksioneve që janë lënë jashtë PD për shkak të Berishës, sidomos ata që u larguan para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe që janë ende aktiv. Edhe pse ai nuk është fajtor për atë që ka ndodhur si vepër e Berishës, ai është përgjegjës për këtë histori si pjesë formale  e atij lidershipi.

Nëse dikush do vërtet të shpëtojë Partinë Demokratike, duhet të dalë nga kjo kënetë përçarjesh dhe kulisash, dhe të rihapë lojën duke kërkuar rithemelimin e saj. Që të bëhet kjo, duhet gjunjëzuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha, dhe ata duhen gjunjëzuar jo duke u bërë fresk në një garë të pandershme, por duke i detyruar të heqin dorë nga kjo garë për të rinisur një histori të re.

Vetëm një rinisje loje me rregulla të reja, ku të shkrihen brenda saj partitë e larguara, elementë influencë të larguar deri në vitin 2013,  dhe të larguarit si mbështetës të Olldashit pas vitit 2013, mund të prodhojë një lider të ri bashkues që nuk e ka kokën nga Sali Berisha se çfarë ka bërë ai. PD ka gjithë kohën e nevojshme ta shtrijë këtë garë në kohë dhe ta bëjë me qetësi, nëse e ka vërtet dëshirë ende të ringrihet.

Kjo që po ndodh është një seancë e re ndarjeje dhe përçarje dhe divorci në Partinë Demokratike. Nuk është as garë, as energji e re, dhe as ndonjë proces legjitim. Është një stërmundim i ri i familjes Berisha për ta mbajtur PD nën kthetrat e tyre, pavarësisht se është gjithnjë e më e vogël. Dhe një makth i një grupi skifterësh të Lulzim Bashës, që e kanë PD plan biznesi dhe jo emocion politik. (TemA)

Tags: Berishabota e pertejmegaralulzim bashamero bazemposhtpatoziPDSokol Olldashi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Nxënësit e Luginës së Preshevës nuk mund të shkollohen në Kosovë, Serbia nuk u njeh diplomat

Nxënësit e Luginës së Preshevës nuk mund të shkollohen në Kosovë, Serbia nuk u njeh diplomat

Pushuesja kosovare: Jam e zhgënjyer, do të iki para kohe nga Durrësi

Pushuesja kosovare: Jam e zhgënjyer, do të iki para kohe nga Durrësi

Hahn: Ministrat maqedonas të bashkëpunojnë, të kthehet besimi në gjyqësor

Hahn: Ministrat maqedonas të bashkëpunojnë, të kthehet besimi në gjyqësor

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

by mirseda
10:29 | 10/07/2025
0

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate...

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

09:36 | 10/07/2025
Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

09:25 | 10/07/2025
Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com