Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si partitokracia nuk do ta lerë Shqipërinë edhe pas 25 Prillit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga: Ben Andoni

Nga fitoret më të mëdha të ndërrimit të sistemit ishte ajo që besohej se publiku tashmë do t’i shpëtonte ideologjizimit të gjithçkaje por më së shumti kontrollit absolut të PPSH-së në çdo aspekt të jetës së vendit dhe autoritetit mbi të gjitha institucionet. Entuziazmi i jashtëzakonshëm i fillimit i la vend zhgënjimit të thellë, pasi celulat e organizatave të PPSh-së në çdo aspekt të vendit, u zëvendësuan me ato të PD-së, partinë front, e cila mblodhi të gjithë njerëzit, të cilët donin të bënin politikë. Paradoksalisht, ata që kishin kundërshtuar atë frymë po silleshin me të njëjtën mënyrë: Pushime nga puna, denigrime, shikimin me syrin e tjetrit dhe më shumë akoma veçimin. Kuptohet modeli i ri nuk mund të funksiononte si dikur, veçse logjika vazhdoi pothuajse njësoj.

Në të gjitha rokadat politike që do të pasonin, administratat do të tkurreshin në një masë përqindje të madhe nga të kualifikuarit, duke i lënë vend e katapultuar militantët, bash ata që mbushnin mjediset e protestave dhe rrinin dezhurn te partitë ose pas shefave, shpesh pa asnjë lloj formimi profesional.

Fryma e partisë, sidomos asaj që fiton, ngërthen edhe sot e kësaj dite të gjithë jetën e vendit dhe jo më kot, në vend edhe bizneset fryhen dhe shfryhen varësisht afërsisë me politikën. Përveç një pjese, e cila duke vendosur bazë të mirë, i mbijeton dhe konjukturave të së ardhmes. Dhe, në të gjithë këtë operacion mbijetese të biznesit dhe jo vetëm, i vetmi karburant që e mban këtë udhëtim me paradoksin është pa asnjë mëdyshje korrupsioni. Shqipëria është në vendet e pasme sa i përket indeksit të korrupsionit dhe të marrim si shembull p.sh. atëherë kur gjykatat funksionin me kapacitete të plota, në vitet 2009-2013, ato arrinin të jepnin verdikte për vetëm 40% të rasteve. Kuptohet ndikimi politik në to ishte aq i madh saqë përballë togave mbeteshin dhe qëndronin vetëm të vegjlit. Ose ata që nuk mund të paguanin, në më të shumën e rasteve. Por, në fakt, jo vetëm, Shqipëria e përball këtë fenomen.

Në raportin e Transparency International për vitin 2020 thuhet se dy të tretat e vendeve ose kanë mbetur në vend ose kanë pësuar rënie përsa i takon luftës kundër korrupsionit. Shqipëria dhe Kosova, në këtë raport, kishin 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit, ku 100 pikë është pika e kulmit, që e përjashton krejt korrupsionin. Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka një pikë më shumë, ndërsa Kosova nuk ka ndryshuar, veçse të dyja vendet vegjetojnë në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe pa ndonjë përparim kundër tij. E gjithë kjo ka pak rëndësi, përveç relacionit, që kjo gjendje është përcjellë me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me COVID-in. Për fat të keq, qeveria e Ramës reagon pak, kurse ajo e Berishës dikur edhe më pak. Të dyja i bashkon në fund gjuha cinike me kritikën.

Për specialistët llogariten një mori elementësh, por ajo që të bën përshtypje se mbi të gjitha është një dhe vetëm një. Vendin e ka kapur për gryke dhe e mban fort sensi i partitokracisë. E projeksionet janë edhe për më vonë se ky sens nuk mund të ndryshojë dot. Kjo jo vetëm nuk mëdyshohet më, po është një nga ato plagët më të rënda, ku realisht partitë njësoj si në socializëm, në momentin që vijnë në pushtet barazohen me shtetin. Ja pse institucionet e pavarura në çdo moment janë nën presionin për t’u kapur, kurse çdo qelizë vendimmarrëse e vendit është e prekshme dhe e cenueshme, pasi në mentalitetin e filozofisë politike bashkëkohore shqiptare, tipari kryesor i këtij sistemi mbetet që fituesi duhet t’i marrë të gjitha. Dhe, për hir të kësaj kemi militantët që janë në administratën lokale të shtetit dhe atë qendror, në vend të meritokracisë dhe karrierës normale të individit apo njerëzve të formuar.

E më shumë se kaq, frymën e vërtetë të institucioneve shqiptare dhe argumentin në fjalë e shikon në demokracitë e brendshme të partive, ku kryetarët e PS dhe PD, Rama dhe Basha, dy partive kryesore drejtuese, janë zotër dhe mund të vendosin çdo lloj sanksioni ndaj anëtarëve të partisë, qoftë dhe me poste të larta dhe të mos kundërshtohen nga askush. Gjoja institucionet e brendshme që ruajnë demokracinë apo dhe ku mund të apelohet në rast të thyerjes së statutit të partisë as nuk begenisen, sepse drejtuesit e tyre janë thjesht zgjatime të autoritetit të kryetarit.

Teksa në fuqi, qoftë Berisha para kryeministrit aktual dhe vetë Rama sot, i kanë kthyer institucionet e pavarura funksionale me krijesa Yes-men, ku është e pamundur jo thjesht të kundërshtosh por edhe të kontrollosh qeverisjen dhe ku publiku të ketë hapësirën e vet. Dhe, kjo e bën sot administratën shqiptare të dobët, krejtësisht të cenueshme prej miqësive dhe rekrutimeve të detyruara, ende të paaftë për t’iu përgjigjur interesave të vendit ose atë që proklamojnë kryetarët e partive, kur ngjiten si kryeministra.

Në një studim, që është bërë nga FES (Administrata publike në Shqipëri midis politikës dhe qytetarit -Elona Dhembo), thuhet se: ‘Ndikimi i madh i politikës, gjerësisht i pranuar në administratën publike shqiptare duket se ka pasur kontribut mbizotërues në formësimin dhe ruajtjen e shumicës së problematikës të administratës publike në Shqipëri”. Rezultati i dhimbshëm: një administratë që shpesh nuk i shërben dot vendit me kapacitetet normale, e pazonja të thithë investime dhe mbi të gjitha me mungesën e atij dimensioni social, që mund t’i shërbejë si karburant demokracisë“…tranzicionit pas-komunist shqiptar i ka munguar së pari pikërisht dimensioni social, që… përbën një prej kërkesave kryesore të Modelit Social Evropian. Pasojat që kjo ka prodhuar në nivel shoqërie, besoj se s’është e vështirë të merren me mend”, citohet Piro Misha, në një raport përgatitur nga FES.

Me pak fjalë, paçka atyre që po prezantohen për modelet e taksimit nga partitë, programet, një gjë dihet e ndjehet mirë: partitokracia dhe militantët kanë ndarë vendet e punës dhe për pas 25 Prillit, kurse vendi sërish do vuajë peshën e madhe të asaj mase, që kërkon vetëm përfitime të pamerituara. Partitokracia është një nga fenomenet që e ka ngulfatur vendin dhe po e mban të shtrënguar shumë fort, duke u bërë gati tipar i ngulitur fort për demokracinë tonë.

Tags: ben andoniopinionpartitokraciazgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Haga cakton seancën e rradhës për ish-krerët e UÇK-së

Haga cakton seancën e rradhës për ish-krerët e UÇK-së

Bletë-rritës e fjalëkryqe: Me çfarë meren ligjvënësit amerikanë në kohën e lirë

Bletë-rritës e fjalëkryqe: Me çfarë meren ligjvënësit amerikanë në kohën e lirë

Bosnje dhe Hercegovinë, Covid-19 transmetohet nga njeriu te qeni

Bosnje dhe Hercegovinë, Covid-19 transmetohet nga njeriu te qeni

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com