E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Si parashikohet kjo javë? Reshje shiu dhe rritje temperaturash nga e mërkura

Dita e hënë pritet të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të pasohen nga reshje shiu kryesisht në veri dhe përgjatë relieveve malore të vendit.

Dita e martë parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë, të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Të mërkurën, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Për sa i përket fushës termike, temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...