E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Si e mendonin njerëzit botën në vitin 2020, dhe çfarë ka ndodhur realisht

Nga: Grace Hauck “USA Today”

Disa dekada më parë, akademikë, futuristë dhe agjenci qeveritare, bënë parashikimet e tyre mbi atë ç’ka do të ndodhte në vitin 2020. Disa prej tyre kanë dalë, ca të tjera kanë rezultuar të gabuara. Ja cilat janë ato:

Jetëgjatësia e njeriut, do të rritet në mbi 100-vjeç

Futuristi Rej Kurcveil, parashikoi në vitin 1999, se jetëgjatësia e njeriut do të rritet në mbi 100-vjeç deri në vitin 2019. Në fakt, ishte një optimizëm i tepruar. Këtë vit, jetëgjatësia mesatare e popullatës globale ishte sipas OKB vetëm 72.6 vjeç. OKB parashikon që jetëgjatësia globale të rritet në 77.1 vjeç vetëm në vitin 2050.

Kompjuterët do të jenë të kudondodhur

Kurcveil bëri disa profeci të tjera për vitin 2019, përfshirë dominimin e teknologjisë. Dhe në fakt është e vërtetë. Kompjuterët sot gjenden thuajse kudo rreth nesh. Ne kemi shtëpi, tavolina, karrige dhe telefona smart.

Librat do të kenë “vdekur”

Sipas Kurcvrel, “librat dhe dokumentat në letër, do të përdoren shumë rrallë, dhe do të shkojnë drejt zhdukjes. Ky parashikim është i gabuar. Edhe pse të ardhurat neto të industrisë amerikane të botimit të librave, janë në rënie që nga viti 2014, industria shiti 675 milionë libra, me një fitim 26 miliardë dollarë në 2018, sipas raportit vjetor të Shoqatës së Botuesve Amerikanë.

Çdo veprim i yni do të gjurmohet

Kurcveil parashikoi se privatësia, do të ishte një çështje e madhe politike dhe sociale. Dhe kjo është e vërtetë. Televizori juaj ju sheh. Smartfoni juaj ju ndjek. Shfletuesi (broësser) juaj i internetit, gjurmon veprimet tuaja në rrjet. Më shumë se 80 për qind e amerikanëve, thonë se rreziqet e mundshme me të cilat përballen, për shkak të mbledhjes së të dhënave nga kompanitë e teknologjisë, i tejkalojnë përfitimet që ata marrin prej përdorimit të rrjetit.

Popullsia e botës do të arrijë në 8 miliardë

Në 1994, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Politikave mbi Ushqimin, parashikoi që popullsia botërore do të rritej me 2.5 miliardë, për të arritur në 8 miliardë deri në vitin 2020. Parashikimi është përafërsisht i saktë. Popullsia sot në botë është 7.7 miliardë, dhe pritej të rritet me 2 miliardë të tjerë në 30 vitet e ardhshme.

Kina do të jetë ekonomia më e madhe në botë

Parashikimi u bë në vitin 1997 nga futuristët Peter Shvarc dhe Peter Lajden. Dhe i janë afruar shumë. Në vitin 2019, Kina është shumë pranë SHBA-së, si ekonomia e dytë më e madhe në botë. Raportet e fundit parashikojnë se Kina dhe India, do ta kalojnë SHBA-në deri në vitin 2030.

Do kemi makina që drejtohen vetë

Parashikimi i Kurcveil, është deri diku i saktë. Sot dhjetëra kompani, me në krye Tesla dhe   Google, po testojnë makina që vetë-drejtohen në lokacione të përzgjedhura si në Boston apo Las Vegas. Por ekspertët thonë se duhet të kalojnë disa dekada, përpara se të shohim një makinë që mund të vetë-drejtohet kudo që na pëlqen ne.

Makinat me hidrogjen, do të përdoren për muaj të tërë pa u furnizuar

Shvarc dhe Lajden, parashikuan gjithashtu që deri në vitin 2020, thuajse të gjitha makinat e reja do të jenë automjete hibride, që do të përdorin kryesisht hidrogjenin si karburant. Dhe kjo është arritur. Kompanitë Toyota dhe Honda, janë duke e udhëhequr tregun e makinave me energji që vjen nga djegia e hidrogjenit. Por ato po përballen me një konkurencë të fortë nga makinat elektrike me bateri. Në vitin 2018, në SHBA u shitën vetëm 2.300 makina me karburant hidrogjeni, më pak se 1 për qind e numrit të makinave elektrike që janë shitur gjatë së njëjtës periudhë.

Sëmundjet e zemrës dhe depresioni, do të jenë sëmundjet kryesore në botë

Parashikimi u bë në vitin 1996 nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ai i është afruar shumë realitetit. Në vitin 2017, sëmundja e koronares së zemrës, ishte shkaku i dytë kryesor i sëmundjeve në botë, dhe jo depresioni. Pesë shkaqet kryesore ishin çrregullimet e fëmijëve që në lindje, sëmundja ishemike e zemrës, goditja në tru, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike.

Temperaturat globale do të rriten

Një raport i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës i vitit 1995, parashikoi se temperatura mesatare globale e sipërfaqes së Tokës, mund të rritet me rreth 2 gradë Celsius deri në vitin 2100, dhe se niveli i detit do të rritet me 50 cm. Me prirjet aktuale, jemi në “rrugën e duhur”. Më 80 vjet që kanë mbetur deri atëhere, të dyja parashikimet duken të mundshme që të realizohen.

Nacionalizmi do të zbehet

Ky parashikim u bë në vitin 1968 nga Ithiel de Sola Pool, profesor i shkencave politike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. Në fakt ka e kundërta është e vërtetë. I nxitur nga reagimet kundër emigracionit, globalizimit dhe establishmentit politik, nacionalizmi populist ishte një forcë lëvizëse pas Brexit-it, zgjedhjes president të Donald Trumpit, dhe ngjitjes në pushtet të politikanëve të ekstremit të djathtë në Francë, Austri, Itali, Hungari dhe Poloni.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

 Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...