Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si e dominoi Evropën Angela Merkel në dekadën e fundit

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Si e dominoi Evropën Angela Merkel në dekadën e fundit

Nga: Rob Schmitz “National Public Radio”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk mbahet për ndonjë oratore pasionante, që thotë ide të mëdha apo jep premtime të sinqerta. Karakteri që ajo ka, nuk do ta bënte një kandidate të shkëlqyer për president të Shteteve të Bashkuara.

“Ajo nuk është një politikane karizmatike”-thotë Stefan Kornelius, që ka shkruar një biografi mbi Merkel. “Por gjermanët, nuk duan të vrapojnë pas vizioneve të mjegullta, dhe të udhëhiqen nga flamujt që valëviten. Ata duan thjesht të kenë parashikueshmëri dhe garanci, që gjërat janë mirë dhe nën kontroll. Dhe kjo i dha asaj siguri, për thuajse pjesën më të madhe të qeverisjes së saj”- thekson ai.

Kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, Merkel ka njoftuar prej disa muajsh se nuk do të kërkojë një mandat tjetër në vitin në zgjedhjet e vitit 2021, dhe se tashmë është larguar nga drejtimi i Partisë së Unionit Kritiandemokrat të qendrës së djathtë.

Duke pare në retrospektivë qëndrimin e saj të gjatë në pushtet, dekada që sapo po mbyllet, e ka testuar veçanërisht udhëheqjen e saj mbi ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian.

Dedada nisi me një krizë financiare globale, e cila kërcënoi të shpërbëjë Bashkimin Evropian. Pastaj nga mesi i dekadës, ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, dhe një fluks rekord refugjatësh, dhe më vonë, një rritje e lëvizjeve populiste në mbarë Evropën, e sfiduan më tej kohezionin në kontinent.

“Ajo ofroi një lidership të qëndrueshëm, gjatë gjithë asaj kohe të trazuar”-thotë Kornelius. Dhe qasja e saj, është ndryshe nga ajo e shumë udhëheqësve të tjerë demokratë. Kancelarja 65-vjeçare, “është ndoshta lloji më pak ‘i mashkullit alfa’, i politikëbërësit që mund ta imagjinoni zakonisht”- thotë Jozef Janing, ish-bashkëpunëtor i think-tankut, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR).

“Ajo nuk u kujdes të garantonte një udhëheqje të fortë personale. Përkundrazi, siguroi një mjedis pune, që ndihmoi në artikulimin e pozicioneve, në negocimin dhe arritjen e ndonjë kompromisi të mundshëm mes palëve”- thekson ai.

Kjo qasje pragmatike ishte vendimtare në fillim të dekadës që po mbyllet. Pasi kriza financiare amerikane po përhapej me shpejtësi në nivel global, duke kërcënuar ndarjen e eurozonës. Ekonomia e Greqisë po shkonte drejt falimntimit, me papunësinë e lartë dhe protestat shpeshherë të dhunshme në rrugët e Athinës.

Në vitin 2015, vendi ishte shpëtur 2 herë nga katastrofa, duke u ndihmuar me 250 milionë dollarë kredi, dhe ishte në prag të daljes nga eurozona, dhe rikthimit në monedhën e dikurshme, dhraminë. Merkel druhej se nëse një anëtare e BE-së largohej, atëherë shembullin e saj do e ndiqnin dhe të tjerët.

BE e shpëtoi sërish Greqinë, blloku u ruajt i bashkuar, ndërsa Greqia doli 3 vjet më vonë nga programi i shpëtimit, duke qenë në gjendje të merrte hua normalisht, pas disa vitesh masash financiare shtrënguese. Me kalimin e viteve, “qasja e Merkelit, ishte të bënte gjithçka që duhej për të parandaluar copëzimin e BE-së”, thotë Janning.

“Ajo ka qenë shumë e suksesshme, po të kihet parasysh fakti që kishte kriza të rënda, sfida të mëdha për integritetin dhe koherencën e BE-së”- thekson ai. Ndër vendimet më të vështira që ajo mori dekadën e kaluar ishin:heqja dorë nga energjia bërthamore, pas ngjarje së rëndë në Fukushima të Japonisë; rezistenca ndaj presidenti rus Vladimir Putin, kur ky aneksoi Krimenë nga Ukraina, dhe lejimi i hyrjes në vend të më shumë se 1 milionë refugjatëve të luftës nga Siria.

Janing thotë se shumë nga këto vendime, nuk shkuan si duhet. Pas krizës së borxhit grek, Merkel mund të kishte nxitur forcimin e autoritetin fiskal të BE-së mbi vendet anëtare, por nuk e bëri këtë. Në kuadrin e krizës së refugjatëve, ajo mund të ishte përpjekur më shumë për të krijuar një legjislacion të përbashkët evropian mbi emigracionin dhe azilin dhe policinë kufitare, por edhe këtë e injoroi.

Konstanca Stelzenmyler, anëtare e vjetër e think-tankut amerikan “Brookings Institution”, thotë se stili kryesor që kishte Merkeli, ai i zgjidhjes së problemeve përmes kompromisit – duke zgjdhur gjithnjë një rrugë të mesme – mund të ketë parandaluar zgjidhje më të qëndrueshme për problemet më kryesore të BE-së.

“Merkel, ashtu si presidenti amerikan Bill Klinton dikur, mbështeti një lloj centrizmi teknokratik të tipit “s’ka asnjë alternativë tjetër” duke e çuar besimin, dhe faktorin identitet jashtë politikës, ose më mirë e shtyu atë në ekstreme, nga ku u mor nga ekstremistët”- thotë ajo.

Dhe këta ekstremistë po fitojnë terren, paralajmëron Stelzenmyler. Partia populiste e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, është bërë tashmë një forcë e fuqishme në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë vendet e tjera të BE-së, drejtohen tani nga liderë populistë, që e shohin udhëheqjen e Merkelit si të vjetëruar.

“Ata e refuzojnë këtë qasje ultra-pragmatike të negociatave, dhe krijojnë përçarje duke shkelur rregullat. Ata janë distancuar nga establishmenti, nga institucionet partiake në vendet e tyre, dhe po përqendrojnë shumë pushtet mbi veten e tyre”- thotë Janing.

Dhe këto kërcënime ndaj demokracisë, janë pikërisht arsyeja pse Merkeli ka qenë udhëheqësja kryesore e dekadës së kaluar, argumenton Kornelius. “Ajo do të mbetet një shembull, se si demokracia jeton falë kompromisit, nga gjetja e të mesmes së artë”, thotë ai.

Arritja më e madhe e Merkelit, thotë Kornelius, “mund të jetë mbajtja lart e “flakes” së një demokracie liberale, në një kohë kur themeli i demokracive tona është duke u tronditur, dhe kur ne po pyesim nëse ky lloj rendi, apo kjo lloj qeverie është apo jo e drejta për ne. Dhe ndërkohë, populistët në mbarë botën po e rritin mbështetjen ndaj tyre, teksa po bie miti i Perëndimi si një ideal unifikues i kaq shumë vendeve, me SHBA-në në krye.

TIRANA TODAY

 

Tags: Angela MerkelSHBAvladimir putin

TË LIDHURA

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku
Bota

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas
Bota

Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas

21:10 | 28/06/2025
Irani dyshohet se po fsheh aktivitete bërthamore, ndalon shefin e IAEA dhe heq kamerat nga impiantet.
Bota

Irani dyshohet se po fsheh aktivitete bërthamore, ndalon shefin e IAEA dhe heq kamerat nga impiantet.

19:59 | 28/06/2025
Next Post
Epoka e Merkelit drejt fundit, por cila është trashëgimia e saj

Epoka e Merkelit drejt fundit, por cila është trashëgimia e saj

Si e mendonin njerëzit botën në vitin 2020, dhe çfarë ka ndodhur realisht

Si e mendonin njerëzit botën në vitin 2020, dhe çfarë ka ndodhur realisht

“U gjet i mbytur në Kurbin” Policia zbulon identitetin, pista kryesore e hetimit

“U gjet i mbytur në Kurbin” Policia zbulon identitetin, pista kryesore e hetimit

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku
Bota

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

by mirseda
22:00 | 28/06/2025
0

Një skenë e pazakontë ndodhi në Gratiot Avenue, në anën lindore të Detroitit, ku kartëmonedha të shumta...

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025
Eni Cobani rrëfen presionet e forta: Kam menduar të heq dorë nga emisioni

Eni Cobani rrëfen presionet e forta: Kam menduar të heq dorë nga emisioni

21:12 | 28/06/2025
Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas

Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas

21:10 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com