Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri

Shqipëria po përgatitet të rifillojë gradualisht aktivitetin ekonomik në sektorin privat, të bllokuar nga pandemia. Si i shohin ekspertët masat e qeverisë shqiptare?

Shqipëria përgatitet për daljen e matur nga izolimi. Në mbrëmjen e të martës, (14.04.2020) kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri me dije në rrjetet sociale, se hapja nga izolimi mund të fillojë pas 10 ditësh.

Ajo do të jetë “me pikatore dhe e njëjtë me atë të Austrisë, që e ka pak më të avancuar në kohë” theksoi ai. “Aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme”, citoi kryeministri Rama kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Ai theksoi gjithashtu që “nëse shifrat e rasteve të reja të të prekurve përkeqësohen sërish, do të ketë një mekanizëm që do të rikthejë masat shtrënguese”.

Lehtësimi i këtyre masave, që po i paraprin rifillimit gradual të aktivitetit ekonomik në sektorin privat, nisi në fillim të kësaj jave.

Autoritetet e rritën nga 8 në 12 orë e gjysmë hapësirën kohore të qëndrimit hapur të supermarketeve, bankave dhe farmacive gjatë ditëve të javës por ruajtën shterrethimin prej 40 orësh në fundjavë.

Qytetarëve iu rrit nga 60 në 90 minuta leja ditore, e marrë online nga Policia e Shtetit për të blerë ushqime, ilaꞔe dhe kryer shërbime të tjera thelbësore.

Ky lehtësim “me pikatore” është shoqëruar me forcimin e kontrollit dhe penaliteteve për shkelësit. Policia do të gjurmojë dhe identifikojë me dronë në të gjithë vendin, shkelësit e rregullave, për të cilët autoritetet po parashikojnë ashpërsimin e dënimeve duke përfshirë edhe burgimin.

Rifillimi i punës në sektorin privat, 50 % të ngrirë

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha në mbrëmjen e të martës në një kanal televiziv kombëtar se “Pothuajse 50% e aktivitetit ekonomik në sektorin privat është i ngrirë”.

Që nga mesi i muajit të kaluar, disa ditë pas shfaqjes së dy rasteve të para të infektuara me COVID-19, për të frenuar përhapjen e tij në Shqipëri u mbyllën pothuajse të gjitha bizneset. Për të shmangur falimentimin e bizneseve të vogla, mbështetur sistemin shëndetësor dhe shtresat në nevojë qeveria vuri në dispozicion më 20 mars, 370 milionë dollarë. Mbështetja arriti në 410 milion dollarë, kurse të martën (14.04) qeveria vuri në dispozicion “Paketën e zgjeruar” të mbështetjes për bizneset e mëdha prej 40 milionë dollarësh.

Prej saj përfitojnë një pagë prej 351 dollarë, (40 mijë lekë) 176 mijë punëtorë në këto biznese, të prekur nga karantina në shtëpi dhe masat shtrënguese.

Paga do të merret në cash brenda këtij muaji. Nga dy fazat e mbështetjes kanë përfituar 246 mijë punëtorë në sektorin privat, për të mundësuar kështu rikthimin në vendet e tyre të punës, në një kohë ende të pacaktuar.

Ekspertët: Si dhe nga duhet filluar zbllokimi ekonomik?

Prof. Adrian Civici, ekspert ekonomie, thotë për DW se zhbllokimi linear, gradual i bizneseve nuk është efikas.

“Strategjia më e mirë është nxjerrja e bizneseve nga bllokimi, me grupe aktivitetesh ekonomike dhe shërbimesh të lidhura dhe ndërvarura me njëra-tjetrën, që zinxhiri i prodhimit dhe shërbimeve të punojë normalisht. Zhbllokimi linear dhe gradual pa marrë sa duhet në konsideratë lidhjet e ndërsjellta që shumë biznese kanë me njëra-tjetrin, do ta ulte ndjeshëm eficencën e hapjes graduale të aktivitetit ekonomik”.

Prof. Civici thotë për DW se zhbllokimi duhet të fillojë me sektorët më të ndjeshëm të industrisë si “ai i industrinë fasone, agroushqimore, sektorin e ndërtimit, e shërbimeve, atë minerar dhe të naftës”.

Kritika ndaj paketave mbështetëse vijnë edhe nga Dr. Selami Xhepa, ekspert i njohur në Shqipëri në fushën e ekonomisë. Ai thotë për DW se dy paketat mbështetëse janë të pamjaftueshme për zhbllokimin e aktivitetit ekonomik.

“Ato zbusin problemet sociale për grupe të rendësishme të shoqërisë, por shuma është e pamjaftueshme per të krijuar një stimul të fortë për rritjen ekonomike. Efekti më i fortë arrihet kur ndërhyrjet janë të forta që në fillim. Paga prej 351 dollarësh jepet vetëm një herë, në Prill. Nëse pandemia vazhdon të mbajë më gjatë njerëzit të mbyllur në shtëpi gjendja sociale e popullsisë do të rëndohet dhe do të kërkojë ndërhyrje financiare të mëtejshme”, thekson ai për DW.

“Hapja e industrive duhet të fillojë sa më parë. Kjo do të kërkojë plotësimin e disa standarteve shtesë, që autoritetet duhet t’i hartojnë dhe konsultojnë me vetë industritë. Pothuajse me siguri Shqipëria po futet tanimë në recesion ekonomik. Investimet e shtuara, programe shpenzimesh publike intensive janë të vetmet mundësi për një reagim të shpejtë afat shkurtër. Programi i lehtësive për sipërmarrjen private duhet të jetë i fuqishëm, me kredi pa interesa për dy vjet, që sipërmarrja private të ristartojë aktivitetin dhe të ecë drejt normalizimit”, thekson Prof. Selami Xhepa. /DW

Tags: COVID-19ekonomikoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA
Politikë

Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA

09:29 | 05/07/2025
Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat
Aktualitet

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

09:03 | 05/07/2025
Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura

08:59 | 05/07/2025
Next Post
Euro dhe Franga nuk luhaten, dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari

Euro dhe Franga nuk luhaten, dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari

Pas letrës së tretë të Thaçit, reagon Lëvizja Vetëvendosje

Pas letrës së tretë të Thaçit, reagon Lëvizja Vetëvendosje

Tërmeti shkund Greqinë, panik tek qytetarët

Tërmeti shkund Greqinë, panik tek qytetarët

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori
Showbizz

Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori

by mirseda
10:18 | 05/07/2025
0

Në një postim mbresëlënës në Instagram, Era ka publikuar një foto ku shfaqet pranë një makine luksoze...

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

09:54 | 05/07/2025
Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA

Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA

09:29 | 05/07/2025
Vapa rrit rrezikun e krizave hipertensive, kardiologia apelon për kujdes

Vapa rrit rrezikun e krizave hipertensive, kardiologia apelon për kujdes

09:13 | 05/07/2025
Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

09:03 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com