Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shumica e politikanëve tanë janë me tru të ‘cekët’, e me xhepa shumë të thellë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shumica e politikanëve tanë janë me tru të ‘cekët’, e me xhepa shumë të thellë

Nga: Kim Mehmeti

Nëse e keni vërejtur, te ne të gjithë të rinjtë duan të bëhen ose këngëtarë, ose gazetarë ose politikanë. Sepse këto profesionet mbahen si më të lehtat, ngaqë shumica e këngëtarëve tan nuk këndojnë me zë por me trup, gazetarët nuk e thonë atë që kanë parë me sy por atë që ua thotë partia dhe, shumica e politikanëve tanë kanë tru të cekët, e xhepa shumë të thellë.

Kryetari i VV është ndër të rrallët që ia kthen dinjitetin politikës, që atë e bënë profesion të të mençurve dhe të njerëzve të përgjegjshëm.

Dhe kjo është arsyeja pse shumica e politikanëve nuk e durojnë atë dhe pse shumë nga opinionistët tanë duan ta diskualifikojnë, duke e shpallur antiamerikanë, majtistë e çka jo tjetër.

Thjeshtë shumicën e kolegëve të vet politikanë, ai i përballë me injorancën e tyre, ndërkaq disa opinionistëve ua merr mundësinë që të ndjehen superior përballë burrështetasve që besojnë se nuk kanë nevojë për tru me të cilin do e drejtojnë popullin, por për ‘dru’ me të cilin do e nënshtrojnë atë.

Dhe shumica e burrështetasve tanë janë politikanë batutash, politikanë që mbahet me llafazani, që mbështeten te nëntoka politike, që paaftësinë e vet dhe keqqeverisjen e mbulojnë duke nxitur grindje mes gjithë shtresave shoqërore, ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes është dijetar që çdo kund rrezaton urtësi e mirësi.

Andaj duhet shpresuar se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, janë mundësi që VV sërish të vijë në pushtet e ta rivazhdojë procesin për çlirimin e vendit nga zhvatësit e saj dhe të krijojë kushte që gjithë ‘kriminelët’ e paqes që e plaçkitën shtetin dhe popullin e vet, të dalin përpara drejtësisë.

Dhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare populli shqiptarë i Kosovës do ketë mundësi t’i dënojë ‘pleqtë’ e LDK’së që e rrëzuan ish qeverinë e VV duke besuar se populli është një turmë e pa kokë, të cilën nëse arrin ta mashtrosh e ta mbyllësh në oborrin tënd partiak, atëherë me të mund të tallesh si të ta dojë qejfi.

Ndërkohë duhet thënë se me shumëçka, Kosova i ngjanë një vend që ka tre ‘sundues’, e të cilët nuk i ndërlidh asgjë e përbashkët përpos ‘grazhdit’ shtetëror nga ata ushqehen.

Pra Kosova sot është e ‘sunduar’ nga ndërkombëtarët, që nuk i përgjigjen askujt,  nga ‘Lista sërpska’ që i raporton Beogradit dhe nga qeveritarët shqiptarë që marrin votat e shqiptarëve, por me ardhjen në pushtet, bëjnë çmos që të jenë të pëlqyer nga ndërkombëtarët dhe ‘Lista srpska’, nga ata që ua kanë fatin politik në duar.

Dhe nëse është kështu, atëherë duhet pranuar se në Kosovën e sotme është e vështirë të mbijetojë cila do qeveri si ajo e VV, cila do qeveri që interes parësorë ka atë të popullit që përfaqëson e të shtetit që  drejton, e jo të elitave partiake.

Andaj, për mbarë shqiptarinë, e jo vetëm për Kosovën,  është e rëndësishme ardhja e VV në pushtet, sepse duke e çliruar shtetin e vet nga qeveritë e varura nga ‘Lista srpska’, shqiptarisë do i tregojë se cili është dallim mes qeveritarëve që i shërbejnë popullit dhe atyre që kujdesen të jenë sa më të pëlqyera nga të huajt.

Tags: Analizekim mehmetipolitikanët

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Video/ Mbërrijnë në Greqi vaksinat e para anti-covid të Pfizer dhe BioNtech

Video/ Mbërrijnë në Greqi vaksinat e para anti-covid të Pfizer dhe BioNtech

Baton Haxhiu: Basha mund të vijë në pushtet vetëm me Ramën

Baton Haxhiu: Basha mund të vijë në pushtet vetëm me Ramën

Ministri i Jashtëm gjerman: Jemi të fundit që e frenojmë Ballkanin në BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Jemi të fundit që e frenojmë Ballkanin në BE







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

by mirseda
17:59 | 10/02/2026
0

Protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë e ka hapur drejtuesi politik i PD në...

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com