Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shuhet themeluesi i Pediatrisë, Basha: Humbje e madhe

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shuhet themeluesi i Pediatrisë, Basha: Humbje e madhe

Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të profesor Thoma Kristos.
Ky i fundit është njohur gjerësisht si një ndër themeluesit e shërbimit të Pediatrisë në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Bashës: “Mësova më dhimbje largimin prej nesh të profesor Thoma Kristos, njërit nga themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri, lektorit të njohur të Fakultetit të Mjekësisë dhe autorit të mjaft teksteve e monografive për Mjekësinë Shqiptare. Në imagjinatën e njeriut s’ka qenie më afër hyjnores sesa mjeku, ai që jep e ruan jetë, por për nënat dhe gratë shqiptare s’ka për të pasur më afër këtij imazhi sesa imazhi i pediatrit, i njeriut që merret me shëndetin e fëmijës.

Profesor Thoma Kristo e nisi profesionin e tij në kohën kur statistikat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri ishin në nivele afrikane dhe kur ishte e zakonshme që në familjet shqiptare, bëhej pyetja “sa fëmijë ke gjallë”? Ai e shoqëroi evoluimin e shërbimit mjekësor ndaj fëmijëve me të njëjtin pasion, në të gjitha fazat e saj, derisa sot ishte njëri nga kontribuesit kryesorë në shërbimin shumë delikat e të specializuar të Kardio-Pediatrisë.

E kam parë nga afër se me sa pasion e preokupim i ndiqte zhvillimet në fushën e pediatrisë shqiptare profesor Thomai, me pasionin e mësuesit për nxënësit, njësoj siç ndiqte ecurinë e dy fëmijëve të tij, të cilët ishin nxënës të nënës time. Pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë. Trashëgimia teorike, por edhe praktike që la profesor Thoma Kristo, me libra, tekste, studentë, por edhe pacientë, janë një garanci e fortë se pediatria shqiptare do t’ia dalë të mbërrijë më shpejt se shumë degë të tjera standardet evropiane.

Kjo garanci është gjithsesi një ngushëllim i vogël për humbjen e pazëvendësueshme në familjen e profesor Thoma Kristos si dhe për humbjen e madhe në radhët e profesoratit shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi i profesor Thoma Kristos!”

Tags: bashahumbjepediatrithemelues

TË LIDHURA

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia
Aktualitet

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia

09:19 | 25/02/2026
Shqipëria zgjohet nën pushtetin e mjegullës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Moti

Shqipëria zgjohet nën pushtetin e mjegullës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

08:45 | 25/02/2026
E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Next Post
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën në spital 60-vjeçari

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën në spital 60-vjeçari

Denoncimi i Shehut: Diskriminim ekstrem në shëndetësi, ja faktet

Denoncimi i Shehut: Diskriminim ekstrem në shëndetësi, ja faktet

Tragjike/ Kosovari ekzekuton ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj

Tragjike/ Kosovari ekzekuton ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia
Aktualitet

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia

by mirseda
09:19 | 25/02/2026
0

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë...

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

09:13 | 25/02/2026
FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

09:00 | 25/02/2026
Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

08:57 | 25/02/2026
Vdekje tragjike për turistin në Brazil, bie nga 40metra lartësi në një ujëvarë tek po bënte një foto

Vdekje tragjike për turistin në Brazil, bie nga 40metra lartësi në një ujëvarë tek po bënte një foto

08:53 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com