Kronikë

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën në spital 60-vjeçari

               Publikuar në : 17:43 - 18/08/19 user tir

Si pasojë e një aksidenti shumë të rëndë në Vlorë, ka humbur jetën 60-vjeçari me iniciale Z. L.

Informacion paraprak: “Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë në spital. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT