Rajoni

Tragjike/ Kosovari ekzekuton ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj

               Publikuar në : 19:21 - 18/08/19 user tir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, teksa një shqiptar nga Kosova ka goditur me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj 23-vjeçar nga Afganistani, duke i lënë të vdekur në vend. Mediet gjermane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni treni, teksa nëna 32-vjeçare po qëndronte në makinë me foshnjën 2-muajshe.

Gruaja nga Kosova ishte divorcuar me autorin e krimit, i cili ishte i njohur për dhunë në familje. Madje, edhe gruaja e divorcuar jetonte në strehën e grave të dhunuara në Iserlohn, raporton Agjencia Gjermane e Shtypit. Ndërkohë, pas krimit, foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT