Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtohen ankesat ndaj fushatës së vaksinimeve nëpër Europë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Shtohen ankesat ndaj fushatës së vaksinimeve nëpër Europë

Publiku ka qenë kritik ndaj shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit në të gjithë Europën. Ja se si paraqitet situata në disa vende të BE-së.

Gjermania

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua (06.01) me zyrtarë të shëndetësisë, ndërsa qeveria që ajo drejton kërkon të përshpejtojë skemën e vaksinimit në të gjithë vendin.

Ministrat janë vënë nën akuzë nga një pjesë e madhe e mediave gjermane se po vonojnë së tepërmi procesin e vaksinimit për personat që janë të rrezikuar më së shumti nga koronavirusi. Gjermania e nisi fushatën kombëtare të imunizimit më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Më shumë se 300 mijë persona janë vaksinuar deri tani. Shumica e tyre janë banorët e shtëpive të përkujdesit dhe të moshuarit mbi 80 vjeç.

Sipas sistemit federal gjerman, 16 landet janë vet përgjegjës për administrimin e vaksinave.

Franca

Gazeta Journal du Dimanche raportoi të shtunën (02.01) se presidenti Emmanuel Macron është i nevrikosur me ministrat për shkak të skemës së ngadaltë që qeveria po ndjek për vaksinimin.

Vetëm disa mijëra persona kanë marrë dozën e parë atje, krahasuar me të njëjtën periudhë kur Gjermania ka mundur të vaksinojë 300 mijë njerëz.

Një takim i kabinetit ministror është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës (06.01) për të diskutuar rreth krizës, por ministri i Shëndetësisë Olivier Veran është zotuar që të kapë ritmin e fqinjëve të tij europianë në ditët e ardhshme.

Italia

Në Itali gjithashtu, menaxhimi i fushatës vaksinuese po shkakton trazira të brendshme politike.  Rreth 20 mijë vetë janë vaksinuar deri tani në shtetin që është ndër më të prekurit rëndë nga kjo pandemi. Vetëm Gjermania ka siguruar më shumë doza në Bashkimin Europian.

Sidoqoftë, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte po përballet me kritika të forta. Shoqata e Mjekëve Italianë Fnomceo, për shembull, është e revoltuar që 60 mijë profesionistëve mjekësorë të vendit nuk iu dha një rol më i madh në koordinimin e fushatës së vaksinimit.

Paraardhësi i Contes, Matteo Renzi, thotë gjithashtu se është bërë një progres i ngadaltë me procesin e vaksinimit. Ai tashmë po kërcënon me tërheqje nga mbështetja e partisë së tij për aleancën aktuale qeverisëse. Nëse ai do t’a bënte realitet kërcënimin e tij, do të rrëzonte qeverinë dhe do të shkaktonte zgjedhje të reja.

Holanda

Me një vonesë prej rreth dy javësh krahasuar me fqinjët e saj europianë, Holanda ishte vendi i fundit në Europë përsa i përket nisjes së fushatës së vaksinimit. E para që mori dozën e vaksinës ishte një infermiere.

Përballë kritikave mbarëkombëtare, kryeministri Mark Rutte u detyrua të pranonte se qendrat e vaksinimit nuk ishin përgatitur në mënyrën e duhur për shpërndarjen e vaksinës BioNtech-Pfizer. Përkundrazi, qeveria e tij kish shpresuar që rregullatorët e BE-së të aprovonin vaksinën e shpikur nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhuesi britanik AstraZeneca.

Çdo dozë kushton thuajse 3 Paund dhe mund të administrohet me më pak shpenzime nga praktika mjekësore.

Polonia

Si pjesë të planit të saj të vaksinimit, Polonia ka prioritet imunitetin e stafit mjekësor dhe punonjësve të shtëpive të të moshuarve.

Sipas qeverisë, që nga nisja e javës rreth 50 mijë njerëz nga kjo kategori kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Pas stafit mjekësor dhe stafeve në shtëpitë e të të moshuarve, do të nisë vaksinimi i personave mbi 60 vjeç, ushtarëve, oficerëve policorë dhe mësuesve. Por qeveria u përball me kritika kur u zbulua lajmi se 18 politikanë dhe figura të shquara të jetës kulturore kishin siguruar dozat e tyre gjatë një fushate vaksinimi që u drejtua nga një prej shkollave më të mira mjekësore në Varshavë.

Më vonë ministrat këmbëngulën se s’do të kishte më “kapërcim radhe”, duke kërkuar që secili duhet të ndiqte procedurën për të cilën ish rënë dakord. Zyrtarët thanë se në të ardhmen do të monitoronin në mënyrë më rigoroze administrimin e vaksinimeve./DW/

Tags: COVID-19europevaksinimi

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Duke mos njohur humbjen, Donald Trump po e saboton trashëgiminë e tij

Pas Twitter-it, Facebook dhe Instagram i bën 'block' Donald Trump-it

Shefi i Moderna-s: Vaksina mund të na mbrojë nga Covid-19 deri në 2 vite

Shefi i Moderna-s: Vaksina mund të na mbrojë nga Covid-19 deri në 2 vite

Balla ‘ndryshon profesion’, merr metrin dhe i futet punës në mobileri (Video)

Balla 'ndryshon profesion', merr metrin dhe i futet punës në mobileri (Video)







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com