E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Shefi i Moderna-s: Vaksina mund të na mbrojë nga Covid-19 deri në 2 vite

Shefi ekzekutiv i Modernas, Stephane Bancel deklaroi se vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga kjo kompani, mund të ofrojë mbrojtje deri në 2 vjet, edhe pse më shumë të dhëna duhen akoma për të bërë një vlerësim përfundimtar.

Kompania e bioteknologjisë amerikane, e cila tronditi botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi në vetëm disa javë, mori miratimin për përdorim nga Komisioni Evropian të Mërkurën, shkruan Reuters.

Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i vaksinave zakonisht kërkon vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së vaksinave për COVID-19 është një çështje e diskutueshme për shkencëtarët dhe rregullatorët.

“Skenari i makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që punon vetëm një ose dy muaj, mendoj se i ka ardhur fundi”, tha Bancel.

Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të koronavirusit të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Shkencëtarët kanë thënë se vaksinat e sapo zhvilluara duhet të jenë po aq efektive ndaj të dy varianteve të Covid-19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Astrit Patozi zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Një ndër nga arsyet e marrjes së...

Sa është numri aktual, dhe ç’do të ndodhë me popullsinë e botës në të ardhmen

Deri në korrikun e vitit 2020, Toka banohej nga afërsisht 7.8 miliardë njerëz. Popullsia globale, është më shumë një vlerësim i numrit të përgjithshëm...

U gjet i mbytur/ Gruaja e ish-ministrit grek hedh akuzat : Mund të jetë vrarë

Vdekja e ish-ministrit të Rendit në Greqi, Sifis Valyrakis ka ngjallur reagime nga ana e familjes. Bashkëshortja e tij, Minas Papatheodorou – Valyrakis, dyshon...

Ura e Zogut drejt shembjes, fundoset me 30 cm njëra nga këmbët mbajtëse (Video)

Prurja e shumtë e ujit në Lumin Mat ka shkaktuar sërish probleme në Urën e Zogut në Milot. Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës,...

Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes

Nevil Dede firmosi më 13 nëntor 2020 një kontratë 2-vjeçare me klubin e Tiranës. Pas vetëm 73 ditësh në krye të pankinës bardheblu, trajneri...