E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Pas Twitter-it, Facebook dhe Instagram i bën ‘block’ Donald Trump-it

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar se llogaria në Facebook dhe Instagram e Presidentit në detyrë të SHBA-ve, Donald Trump do të mbetet e bllokuar, derisa të bëhet tranzicioni i plotë i pushtetit.

Zuckerberg shprehet se rreziku i lejimit të përdorimit të shërbimeve të Facebookut dhe Instagramit nga ana e Trumpit, gjatë kësaj periudhe është shumë e lartë.

Sipas tij, ngjarjet e 24 orëve të fundit kanë shfaqur qartë se Trump përpiqet të shfrytëzojë kohën që i ka mbetur në zyrë, për të penguar kalimin e ligjshëm dhe paqësor të pushtetit tek pasuesi i zgjedhur Joe Biden.

Reagimi i Zuckerberg në Facebook

Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden.

Vendimi i tij për të përdorur platformën e tij për të falur në vend që të dënojë veprimet e mbështetësve të tij në ndërtesën e Kapitolit ka shqetësuar me të drejtë njerëzit në SH.B.A. dhe në të gjithë botën.

Ne i hoqëm këto deklarata dje sepse gjykuam se efekti i tyre  dhe me gjasë qëllimi i tyre  do të ishte të provokonin dhunë të mëtejshme. Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Kongresi, përparësia për të gjithë vendin duhet të jetë tani të sigurojë që 13 ditët e mbetura dhe ditët pas inaugurimit të kalojnë në mënyrë paqësore dhe në përputhje me normat e vendosura demokratike. ‘Gjatë disa viteve të fundit, ne e kemi lejuar Presidentin Trump të përdorë platformën tonë në përputhje me rregullat tona, herë pas here duke hequr përmbajtje ose duke etiketuar postimet e tij kur ato shkelin politikat tona.

Ne e bëmë këtë sepse besojmë se publiku ka të drejtë për qasje sa më të gjerë në fjalimin politik, madje edhe në fjalimin e diskutueshëm. Por konteksti aktual është tani thelbësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ne besojmë se rreziqet e lejimit të Presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha. ‘Prandaj, ne po zgjatim bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...