Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shteti i ka nxjerrë qytetarët lakuriq në rrugë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shteti i ka nxjerrë qytetarët lakuriq në rrugë

Nga: Mero Baze

Shqipëria po përballet sot me një skandal të rëndë, që më shumë se sa dëmi që krijon individualisht me të dhënat e ndjeshme të qytetarëve, krijon një mungesë të thellë besimi tek shteti shqiptar.

I kuptoj shumë nga problemet që duan të justifikojnë skandalin. E kuptojë se përpjekja për të shkuar drejt një shteti digital dhe përqëndrimi i të dhënave të qytetarëve në portale qeveritare është një prioritet që nuk duhet të ndalet.

Por kjo nuk është një rrugë amatorësh, por një projekt serioz. Shteti digital nuk është faqe interneti amatorësh, nga ato që blihen online dhe krijihen për pesë minuta. Ai duhet të ecë paralel me standartet e larta të sigurisë kibernetike, për të cilën duhet të ketë protokolle sigurie të çertifikuara, njësoj si në shtetet më të zhvilluara.

Një skandal i tillë do të mjaftonte që të bien poshtë gjithë nismat e shërbimeve online dhe reformat drejt shtetit digital, pasi fare papritur dikush mund të hakerojë llogaritë private të 3 milionë shqiptarëve ne “e-albania” dhe aty mund të dalin jo vetëm rrogat, por dhe ilaçet që ke marrë, dhe çdo e dhënë tjetër personale.

Skandali i publikimit të pagave, nga ana tjetër është një shantazh mbi shoqërinë dhe një përpjekje për të denigruar mijëra njerëz të sektorit privat, që marrin paga të larta. Nuk ka asnjë kuriozitet për pagat e shtetit, pasi ato janë publike dhe të miratuara me VKM.

Fakti që të gjithë ju turrën disa gazetarëve apo menaxherëve me paga anormale, tregon se skandali ka pasur dhe një prapavijë politike, për të nxitur një linçim ndaj tyre. Me disa prej tyre dhe po spekulohet, dhe pse jo mund të shkaktojë probleme për sigurinë e tyre.

Fjala vjen, paga e Ben Blushit prej 240 milionë lekë të vjetra në muaj, trondit çdo njeri që e dëgjon, por në fakt ka qenë bonusi vjetor i marrë në muajin janar të këtij viti. Nuk është normal as si bonus, pasi është gati sa paga vjetore e presidentit të SHBA, por këto janë marrëdhënie kontraktuale brenda kompanisë.

Ky skandal nuk mund të kalohet me njoftimin për fillimin e hetimeve. Ky skandal ka nevojë për të ndaluar sot çdo njeri që ka pas qasje në listë-pagesën e shtetit shqiptar, derisa të zbulohet kush prej tyre e ka nxjerrë. Duhet sekuestruar çdo mjet kompjuterik i tyre, çdo telefon, dhe duhet gjurmuar çdo qasje e tyre në këtë server.

Nuk ka rëndësi nëse këtu kanë pasur qasje dhjetë apo njëmijë vetë. Të gjithë duhen ndaluar derisa të gjendet autori. Dhe autori duhet të dënohet në atë masë, që çdokush që do të tentojë ta bëjë për herë të dytë, duhet të llogarisë nëse duhet ta ngrysë jetën në burg, apo në shtëpi.

Deklaratat qesharake se ai është dokument ilegal, apo broçkulla të tjera, janë thjesht justifikime të një administrate të papërgjegjshme. Ndërkohë qeveria shqiptare duhet t’i kërkojë urgjent Gjykatës së Lartë në Shqipëri apo Gjykatës Kushtetuese, ta shpallë antiligjore botimin e tyre në shtyp dhe rrjetet sociale, pasi rrezikon sigurinë e qytetarëve. Nëse ka indicie per hetime, atë e bën vetë Prokuroria.

Kjo është goditja më e rëndë që serioziteti i shtetit shqiptar ka marrë prej vitit 1997, kur letrat e shtetit dolën rrugëve, por jo në këtë masë dhe me kaq lehtësi, sa të jep shansin teknika digitale.

Kjo është njësoj sikur një punonjës banke të publikojë gjendjen e depozitave apo kreditë e çdo qytetari, dhe pastaj banka të thotë ai dokument nuk është legal. Sa të sqarojë këtë punë, banka ka rënë.

Njësoj është dhe me seriozitetin e shtetit në këtë rast. Nëse nuk vepron fort dhe me ashpërsi, besimi ndaj dorëzimit të të dhënave personale, do bjerë në zero. Dhe bashkë me to, dhe besimi tek shteti, i cili i ka nxjerrë qytetarët e vet lakuriq në rrugë, në mëshirë të Zotit.

Tags: databazamero bazepagat

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Ben Blushi reagon për herë të parë, për pagën 24 mln lekë të reja në muaj

Ben Blushi reagon për herë të parë, për pagën 24 mln lekë të reja në muaj

Omicron në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve në konferencë të jashtëzakonshme

Omicron në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve në konferencë të jashtëzakonshme

Vendimi fundit/ Masat anti-Covid nuk ndryshojnë

Vendimi fundit/ Masat anti-Covid nuk ndryshojnë

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi
Bota

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

by mirseda
23:06 | 20/05/2025
0

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit amerikan Donald Trump se Vatikani mund të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin...

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:40 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com