E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Vendimi fundit/ Masat anti-Covid nuk ndryshojnë

Komiteti Teknik vendosi sot mos ndryshim të masave dhe të orës policore, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve se ora policore do të vijojë të jetë 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim me natën e ndërrimit të viteve. Rakacolli kërkoi nga qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura.

“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë te të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron. Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrepspektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli.

Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmon se varianti Omicron i Covid-19 ka ardhur në Shqipëri. Referuar asaj që thanë zyrtarët e këtij Komitetit, përgjigjet nga laboratori në Gjermani kanë ardhur pozitive, ç’ka do të thotë se në vendin tonë ka persona të infektuar me Omicron.

Sipas shefes së re të ISHP, Eugena Tomini, në vendin tonë janë konfirmuar dy raste pozitive me këtë variant të koronavirusit. Megjithatë ajo shtoi se në vendin tonë mbizotëron varianti Delta.

Lexo edhe :   “Piku më i lartë në 2 vite pandemi”, zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve
Lexo edhe :   Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...