E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Ben Blushi reagon për herë të parë, për pagën 24 mln lekë të reja në muaj

Shqiptarët tashmë kanë zbuluar rrogat e njëri-tjetrit, dhe kjo është një goditje e fortë për shtetin. Një databazë me të dhënat e punësimit të shqiptarëve në sektorin privat dhe publik, ka dalë në rrjetet sociale. Një prej pagave që bëri bujë ishte dhe ajo e ish-deputetit dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi, ku deklarohej një pagë mujore për janarin e këtij viti 24 milionë lekë të reja. Por kjo gjë është hedhur poshtë nga vetë Blushi. Ai ka deklaruar se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument, dhe deklaron se për daljen e këtyre të dhënave duhet të ketë një përgjegjës.

“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve, sot kam mësuar se kam një rroge që nuk e kam. Në respekt të bashkëpunëtorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua te them se, rroga ime është 24 herë më e vogël se ajo që pretendohet se është. Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajerizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës”, deklaron Blushi.

Duke iu referuar databazës së të dhënave që ka rrjedhur prej disa orësh në publik, Ben Blushi rezulton të jetë gazetari më i paguar në Shqipëri.

Eva Blushi, bashkëshortja e gazetarit Ben Blushi, ka reaguar për “newsbomb.al” pas publikimit të shifrës së “çmendur” në këtë databazë, duke thënë se diçka e tillë është e pavërtetë. Sipas saj, Ben Blushi nuk e ka marrë kurrë një pagë të tillë mujore, madje ajo shton se publikimi i kësaj shifre “stratosferike” dhe të pavërtetë, vë në rrezik sigurinë e fëmijëve dhe familjes së saj.

Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake, nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...