Greqia është goditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet janë regjistruar në ishullin e Kretës. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 shkalla Rihter, ndërsa thellësia e lëkundjeve 13 km.
Kujtojmë se Kreta u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Ende nuk ka informacione për të lënduar, apo për dëme materiale.