Aktualitet

Sali Berisha humb njeriun e afërt (FOTO)


               Publikuar në : 19:34 - 14/02/20 M S

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka humbur kushëririn e tij. Lajmin e bën me dije ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, shfaqen pamjet në ceremoninë mortore.

Ai njofton në rrjetin social se ishte në Tiranë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin ka pasur rastin ta njoh, në kohën më të vështirë për Kosovën. Haradinaj zbulon po kështu se Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së.

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT