Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shtëpia muze e Ismail Kadaresë pushton “Le Monde”, nga makina e shkrimit tek apartamenti

6 vjet ago
in Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Shtëpia muze e Ismail Kadaresë pushton “Le Monde”, nga makina e shkrimit tek apartamenti

Ndonëse ka vetëm pak muaj që është hapur, muzeu më i ri në kryeqytet, shtëpia e Ismail Kadaresë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të huaj dhe të mediave botërore.

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë apartamentit të shkrimtarit të njohur shqiptar i kthyer tashmë në muze, i arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991). “Ai nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare (lek), por ai mishëron në vetvete kulturën e vendit të tij të vogël. Në Shqipëri, ku ai kalon gjysmën e vitit, Ismail Kadare është shkolluar dhe njihet nga të gjithë, që nga shoferi i taksisë deri tek kamarieri i restorantit. Në pjesën tjetër të kohës, ai jeton pranë kopshtit të Luksemburgut, në Paris, ku erdhi në vitin 1990 dhe ku mori azilin politik në Francë.

Tashmë, në moshën 83 vjeçare, për shkrimtarin është një ngjarje për t’u shënuar çdo rikthim i tij në Tiranë. Në maj, u inaugurua shtëpia – muze “Kadare”. Bëhet fjalë për një apartament të arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991).

Një shtëpi me dy dyer nga jashtë – njëra për të hyrë, tjetra për të ikur … (nuk është asnjëherë i tepërt përkujdesi në diktaturë) – e cila sapo është hapur për publikun”, shkruan “Le Monde” . Prestigjiozja franceze i bën një përshkrim fantastik shtëpisë muze të Ismail Kadaresë e cila është rikonstruktuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, me qëllim hapjen e saj për dashamirësit e letërsisë shqiptare, por edhe për vizitorët e shumtë të huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar.

“Vizitojmë zyrën e Ismail Kadare, muret e së cilës janë lyer me ngjyrë jeshile. Atje mund të vëmë re një oxhak, në cepin e të cilit ai ulej çdo mëngjes për të punuar, i shoqëruar veçse nga shkëndijat e zjarrit në vatër.

Po ashtu shohim makinën e shkrimit Hermes Baby, mbi të cilën u shtypën romanet e tij të mëdha për atë kohë, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave” … (1973, 1980, 1981, të gjitha librat e tij gjenden tek Fayard, që ka publikuar veprat e tij të plota në dymbëdhjetë vëllime, midis 1993 dhe 2004). Në bibliotekë, puna e tij e konsiderueshme, e përkthyer në më tepër se 40 gjuhë dëshmon pasionet e qëndrueshme, legjendat ballkanike në Antikitetin grek, gjë e cila i shërbeu shumë për t’iu kundërvënë diktaturës, nga disa vepra të Jean –Pierre Vernant apo Pierre Vidal Naquet tek veprat e Uilliam Shekspir apo të Balzak e deri tek klasikët ruse”, shkruan Florence Noiville, gazetari i “Le Monde”.

Tags: Ismail KadareLe Mondemuzeshtepi

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin
Aktualitet

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Next Post
Meta kthen ligjin për Akademinë e Shkencave: Bie ndesh me Kushtetutën

Meta kthen ligjin për Akademinë e Shkencave: Bie ndesh me Kushtetutën

Kulla më e lartë në Tiranë drejt përfundimit, ja si do duket

Kulla më e lartë në Tiranë drejt përfundimit, ja si do duket

VOA: Enigma e Memorialit kushtuar grushtit të shtetit në Turqi

VOA: Enigma e Memorialit kushtuar grushtit të shtetit në Turqi

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com