Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shqiptarët vijojnë e ikin, 14 mijë shqiptarë aplikuan për azil në janar-korrik

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët vijojnë e ikin, 14 mijë shqiptarë aplikuan për azil në janar-korrik

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi nuk po ka të ndalur, përkundrazi është ringjallur sërish në 2019-n.

Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të patë, ndërsa ka dhe nga ata që nuk heqin dorë dhe e tentojnë sërish fatin.

Të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi me qëllimin për të mos u kthyer më përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Kjo është vetëm shifra që regjistrohet, pasi ka dhe shumë të tjerë që zgjedhin të largohen në heshtje, duke mos aplikuar për azil dhe duke mos treguar që nuk kanë ndër mend që të kthehen më.

Rritja e tendencës për tu larguar është konstatuar që në muajt e fundit të 2018-s dhe përkon me një acarim të situatës politike në vend, teksa shqiptarët në mungesë të alternativave për t’u qeverisur duket se po zgjedhin që të largohen nga vendi.

Ritmet e ikjes krahasohen me ato të vendeve të luftës, apo në konflikte të forta, duke e renditur Shqipërinë në listën e 10 shteteve me numër më të lartë aplikimesh. Në korrik psh nga Shqipëria kishte 1995 aplikime gjithsej, ndërsa nga Siria kishte 6,543, nga Afganistani 5 040, nga Venezuela rreth 3 800. Por, këto shtete kanë një numër shumë më të lartë popullsie, Siria (17 milionë banorë), Afganistani (38 milionë banorë), Venezuela (28 milionë banorë)!

Ndërkohë, shumica e aplikimeve nga shqiptarët refuzohen, mesatarisht 97% e tyre. Psh në korrik, vetëm 54 persona kanë marrë status refugjati, ndërsa 1470 vendime ishin negative, teksa Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe për më tepër është në proces integrimi në Bashkimin Europian.

Rreth 12 mijë raste janë ende pezull nga aplkimet e shqiptarëve, sipas të dhënave nga EASO.

Aplikimet në korrik arrijnë rekordin në Europë, kryeson Siria. Rreth 62 900 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare u paraqitën në BE + 1 në korrik, me rritje 26% nga muaji qershor, duke arritur totalin më të lartë mujor që nga Marsi 2017. Ndërsa rritja mund t’i atribuohet pjesërisht numrit shumë të ulët të aplikimeve të regjistruara në muaj më herët, ajo gjithashtu përfaqësoi rritjen më të shpejtë që nga janari 2019. Rreth 400 500 aplikime janë parashtruar deri më tani në 2019, 11% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2018, sipas EASO.

Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit paraqitën më shumë aplikime dhe në numër në rritje, veçanërisht Sirianët dhe Afganët (secila + 34%). Së bashku, këto tre shtetësi paraqitën një të katërtën e të gjitha aplikimeve në BE +.

Qytetarët e Irakut, Pakistanit, Turqisë, Kolumbisë, Iranit, Nigerisë dhe Shqipërisë plotësuan listën e 10 shtetësive me aplikimet më të larta. Disa kombësi paraqitën më shumë aplikime që nga fillimi i vitit 2019. Përveç Sirianëve dhe Afganëve, këta përfshinin aplikantë nga Pakistani, Turqia, Bangladeshi, Somalia, Kina, Peruja, India, Sudani, Eritrea dhe Haiti. Shumë nga këto nënshtetësi ishin të lidhura me rritjen e numrit të zbulimeve të kalimit të paligjshëm të kufijve në kufijtë e BE +. Në fakt, krahasuar me qershorin, kërkesat për azil u rritën më fort në mesin e shtetasve të vendeve që kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE +, sesa në mesin e shtetasve të vendeve të liberalizuara të vizave (VLC).

Kjo nuk nënkupton që tendencat e azilit për shtetasit e VLC janë dobësuar. Në tërësi, shtetasit e vendit të tretë të përjashtuar nga vizat paraqitën rreth 15 450 kërkesa për azil, duke vazhduar të përbëjnë 25% të totalit. Në përgjithësi, dy të tretat e të gjitha kërkesave të VLC u paraqitën nga shtetas të vetëm katër vendeve: Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia./Monitor

Tags: 14 mijëaziljanar-korrikshqiptaret

TË LIDHURA

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Next Post
Xhaçka uron SHBA-në: Zoti e bekoftë, na është gjendur në momente të vështira

“Kjo është idiotësi”/ Xhaçka për paralajmërimin e tërmeteve: Autori do dënohet me burg

Shoferi humb kontrollin e autobusit, dyshohet për 26 të vdekur

Shoferi humb kontrollin e autobusit, dyshohet për 26 të vdekur

“Po nuk zihet njeriu për një burrë”, ‘nxehet’ Eni Çobani gjatë seancës

“Po nuk zihet njeriu për një burrë”, ‘nxehet’ Eni Çobani gjatë seancës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com