Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët shtojnë mbi 300 milionë euro kursime gjatë pandemisë

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Shqiptarët shtojnë mbi 300 milionë euro kursime gjatë pandemisë

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm, kur shtimi ishte më i lartë për shkak të efekteve sezonale (prurjeve të emigrantëve).

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave në fund të muajit tetor arriti një rekord historik prej 1.08 trilionë lekësh, ose 8.7 miliardë lekë, duke u rritur me 2.5 miliardë lekë (0.28%), në krahasim me muajin e mëparshëm.

Në krahasim me fundin e shkurtit, përpara se të fillonte pandemia, depozitat janë rritur me 39 miliardë lekë, ose rreth 317 milionë euro. Vitin e kaluar, shtesa e  kursimeve për të njëjtën periudhë ishte 90 milionë euro, ose gati katër herë me e ulët.

Ky është zgjerimi më i madh i depozitave për periudhën në fjalë që nga viti 2012, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Rritja nga shkurti në tetor ka ardhur në pjesën më të madhe nga kursimet në lekë, që ka ndikuar në mbi 60% të rritjes, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur depozitat në lekë kishin një ecuri të ngadaltë për shkak të normave të ulëta të interesit. Ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë shtimi i depozitave pa afat të individëve në lekë, në një tregues indirekt se individët nuk po shpenzojnë dhe po preferojnë që të mbajnë paratë e tyre në banka, ndonëse me norma interesi të papërfillshme, ose edhe pa interes. Edhe nga valuta, rritja ka ardhur nga kursimet pa afat të individëve.

Shtimi i kursimeve në kohë pandemie është një tendencë që po konstatohet në gjithë Europën. Eurostat raportonte pak kohë më parë se kursimet në vendet e Bashkimit Europian po rriteshin ndjeshëm, duke e argumentuar me faktin se qytetarët e këtyre vendeve nuk po shpenzonin, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Edhe në Shqipëri, të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës u reduktua me 7.57%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose në vlerë absolute janë rreth 210 milionë euro të shpenzuara pak për kafe e restorante, veshje, udhëtime argëtime, apo dhe produkte e shërbime të tjera, që ose nuk ishin të domosdoshme, ose për shkak të mbylljes ishin të pamundura që të kryheshin. treguan se në tremujorin e dytë, konsumi u reduktua me rreth 210 milionë euro.

Në total, në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës ishte rreth 2.6 miliardë euro, nga 2.81 miliardë euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është tkurrja më e lartë në të paktën pesë vjet. Që nga viti 2015, konsumi kishte ardhur në rritje të vazhdueshme, sipas statistikave të INSTAT.

Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAT dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.

Tags: 300 milion euroCOVID-19ekonomikursimepandemiashqiptaret

TË LIDHURA

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!
Analizë

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

13:51 | 06/09/2025
“Nuk do të punojmë më”- Naftëtarët e Bankers Petroleum protestë
Aktualitet

“Nuk do të punojmë më”- Naftëtarët e Bankers Petroleum protestë

13:47 | 06/09/2025
“Nga janari deri në korrik mirëpriti 500 mijë vizitorë”, Rama
Aktualitet

“Nga janari deri në korrik mirëpriti 500 mijë vizitorë”, Rama

09:30 | 06/09/2025
Next Post
Patozi rebelohet ndaj Metës: Frenoje veten kur flet për ne, je produkt i pazareve të pista

Patozi: Shqipëria duhet të shpëtojë nga kryetarokracia

Epidemiologu amerikan: Pandemia tjetër do të jetë shumë herë më e keqe

Epidemiologu amerikan: Pandemia tjetër do të jetë shumë herë më e keqe

Vrau shokun nga pakujdesia, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

Vrau shokun nga pakujdesia, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com