E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Epidemiologu amerikan: Pandemia tjetër do të jetë shumë herë më e keqe

Epidemiologu amerikan, Michael Osterholm është shprehur se një pandemi tjetër do të kërcënojë botën.

Në një intervistë për median italiane ”La Reppublica’’,  ai tha se ka dy lajme në lidhje me këtë virusin Covid-19.

Ai dha një lajm të mirë dhe një të keq, ku i miri është se puna për vaksinët anti-Covid po ecën shumë shpejt. Ndërsa lajmi i keq, është se duhet që të presim deri në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit 2021, pasi më parë nuk është e mundur.

“Kam një një lajm të mirë dhe të keq. Lajmi i mirë është se kërkimi dhe puna për sigurimin e vaksinave po ecën shumë shpejt, shumë më shpejt sesa imagjinonim. Tani duhet të presim procesin e miratimit, duhet të punojmë mbi proceset e prodhimit dhe shpërndarjes dhe pastaj ne mund t’ua japim atyre njerëzve, dhe unë jam i sigurt se kjo do të ketë një ndikim të madh në pandeminë. Sidoqoftë, lajmi i keq është se ne ende duhet të presim. Unë nuk mendoj ne do t’i shohim tani vaksinat para tremujorit të dytë ose të tretë të vitit 2021,” tha ai.

Sipas Osterholm, një pandemi tjetër do të “mbërthejë” botën. Epidemiologu tha se pandemia tjetër që do të godasë botën do të jetë shumë më e keqe se Covid-19.

Nuk mund të them me siguri nëse pandemia tjetër do të jetë më e madhe se kjo, por patjetër që do të jetë më keq. Vërtetë shpresoj që pandemia e ardhshme të mos na kapë të papërgatitur”, shprehet ai.

Lexo edhe :   Testim i detyruar dhe karantinë/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...