Teksa një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë nisur pushimet kryesisht në Jug të vendit; shumë prej tyre kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Destinacionet janë nga më të ndryshmet edhe pse vendet e preferuara vazhdojnë të mbeten në Evropë.
Mirëpo, nga një vëzhgim i bërë prej Tirana Today, duket se shumë prej shqiptarëve as nuk e dinë sa kontinente ka Toka, aq më pak për shtetet e tjera.
“Po them njëherë 30 kontinente, por nuk jam e sigurt. Shqipëria është e fundit, si gjithmonë nga çdo anë.”
“6 apo 7. Janë Evropa, Azia, Afrika, Amerika e Veriut, e Jugut…nuk mbaj mend tjetër.”
Edhe pse ky informacion merret që në klasë të pestë, përsëri shqiptarët ngelin në klasë. TIRANA TODAY