Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shqiptarët kërcënim i madh për Gjermaninë, por duan Britaninë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Gjithnjë e më shumë persona po përpiqen të shkojnë nga Cuxhaveni i Gjermanisë, për në Britani. Kjo rrugë po ndiqet edhe nga shumë shqiptarë. Ata mundohet të hynë ilegalisht, nga ana e pasme e kamionëve të mallrave.

Këto janë rreziqe të mëdha që po i ndërmarrin shumë shqiptarë. Ndërkohë, operatorët e porteve i kanë rritur masat e tyre të sigurisë.

Gjashtë herë në javë, një trajekt mallrash udhëton nga Cuxhaveni për në Immingham të Anglisë. Ajo që ndokush vështirë se e di: Pothuajse çdo herë ndonjë pasagjer ilegal përpiqet të futet pa dokument hyrjeje. Kryesisht bëhet fjalë për shqiptarët që në Gjermani kanë shkuar si turistë. Qëllimi i tyre është një jetë në Britani të Madhe. Ata atje dua të bashkohen me pjesën tjetër të familjes së tyre.

“Gjithçka filloi në vitin 2015”, thotë Jörg Ristow i Policisë Federale në Hanover. Që atëherë, Cuxhaven është bërë gjithnjë e më shumë një qendër për udhëtarët ilegalë. Gjithashtu janë prekur edhe portet e tjera të Gjermanisë Veriore.  Megjithëse në një masë shumë më të vogël.

Viti 2015

Në vitin 2015, Policia Federale regjistroi 30 ndërhyrës në zonën e vlerësuar si të sigurt të portit në Cuxhaven.

Këtë vit, Policia Federale numëroi 222 persona deri në fund të muajit gusht. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur 185 persona që kanë dashur të largohen. “Ata po kërkojnë çdo mundësi për të hyrë në bord”, thotë Ristow. Njëra nga to është edhe fshehja në ndonjë kamion që futet në trajekt.

“Po që se hetohen, këta persona përsëri pas disa ditëve përpiqen ta provojnë fatin e tyre. Pasi, ata nuk mund të akuzohen me pasoja juridike penale, vetëm pse duan të largohen nga vendi”, thekson Ristoë.

“Ju mund t’u jepni vërejtje, por kjo nuk e tremb askënd”, thotë një përfaqësues i Policisë për Mbrojtje të Ujërave të Hamburgut.

Me kërkesën e operatorëve të objektit të portit, është e mundur ndjekja penale për shkelje të rendit ose dëmtim të pronës.

Për në Kanada

Në Hamburg, që nga viti 2015, autoritetet e sigurisë kishin regjistruar gjithashtu një numër në rritje të këtyre udhëtarëve. Gjithsej janë kapur 66 persona, kryesisht shqiptarë. Ata synonin anijet për në Kanada. Pjesërisht, ata do të kenë ndërmarrë një rrezik të konsiderueshëm për vetveten e tyre. “Bile, në disa raste edhe duke kaluar sipërfaqen e ujit me dyshek me ajër”, thotë zëdhënësi i policisë Ulf Wundrack. Por, që nga maji i vitit 2017, asnjë rast i ri nuk është regjistruar. “Ky fenomen tek ne ka marrë fund përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë”, thotë përfaqësuesi i Policisë për Mbrojtje të Ujërave të Hamburgut. Policia ka njohuri për tre raste në vitin 2015, që kanë arritur të depërtojnë në Kanada, njofton Albinfo.ch.

Në Bremerhaven, autoritetet gjithashtu janë të njohur me problemin, por këtu janë kapur vetëm një numër i vogël personash. Përsëri, destinacioni kryesor është Kanadaja. Porti i thellë në Ëilhelmshaven është më pak i njohur me udhëtarët e paligjshëm. Meqë linjat e tij kryesisht janë për, dhe nga Azia, porti nuk është interesant, thotë një zëdhënës i zyrës kryesore të doganës Oldenburg.

Operatorët e portit në Cuxhaven tashmë kanë rritur masat e tyre të sigurisë: Janë rregulluar gardhe të përforcuara, forca gjithnjë e më të shtuara të sigurisë dhe janë instaluar video kamera. Përveç kësaj, një grup pune është krijuar së bashku me përfaqësuesit e Policisë Federale, Tokësore dhe të Mbrojtjes së Ujërave. Në këtë mënyrë pra, janë parandaluar shumë kalime të paligjshme kufitare.

Megjithatë, nëse udhëtarët e paligjshëm arrijnë të hipin në një anije, udhëtimi i tyre zakonisht përfundon më së voni në Portin e Imminghamit. Vitin e kaluar, nga policia kufitare u kapën shtatë persona. “Për shkak se nuk kishin status legal të qëndrimit për Gjermani, ata janë kthyer në Shqipëri”, thotë Ristow.

Tags: Gjermaninekercenimmadhshqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Mbyllja e basteve/Rama mesazh deputetëve: Po orkestrohen sulme nga burgu!

Trump hedh ‘bombën’: Putin mund të jetë i përshirë në vrasje

Mënyra efektive dhe natyrale për të luftuar problemet me tretjen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com