Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët dhe totalitarizmi i heshtur

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Nga Ben Andoni

Deri më 2 Mars të këtij viti, shqiptarët do të nanuriten nën ligjërimin e përditshëm të presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama për mbrojtjen e Demokracisë së Shqipërisë, kushtetueshmërisë dhe Lirisë, që në fakt po e prekin nga të gjitha anët. Të gjithë kundër të gjithëve.

Por, larg të tjerave, Shqipëria, ashtu si shumë nga vendet e Ballkanit, po gjendet para një situate ku duket se po preken shumë nga liritë bazike. Jo thjesht, se tashmë po ngre zërin gjithnjë e më shpesh pas letargjisë Komiteti shqiptar i Helsinkit, porse individi shqiptar është realisht i pambrojtur dhe i sulmuar nga vetë shtetarët e tij. Duke marrë parasysh dhe faktin se Shqipëria, si fqinjët e tjerë njësoj problematikë sa i përket problemeve të brendshme të lirisë dhe një shteti funksional është në fazat e para të ngritjes, atëherë kupton pse pengohet sistematikisht konsolidimi i demokracisë dhe nga ana tjetër vendi po pjell, rrit e inkurajon liderët e kudogjendur që në fund rezultojnë si zakonisht të panginjur sa i përket pasurive publike dhe rëndom autoritaristë dhe populistë.

Ligjet që përshfaqen, kinse në funksion të një shteti demokratik duken dhe na justifikojnë para BE-së, por në thelb ato që implementohen në praktikë tregojnë se qeveritë e Ballkanit janë angazhuar për t’i reduktuar normalisht liritë qytetare e politike të individëve dhe sidomos partive opozitare.

Po a mundet të reagojnë si duhet njerëzit? Jo. Dhe, më keq akoma dhe strukturat që mund të shërbenin si model, lenë shumë për të dëshiruar. Shembull i hidhur janë zgjedhjet në strukturat e Universitetit, ku intelektualët e mësimdhënies, për herë e më shumë, zgjedhin më të korruptuarit mes tyre dhe askush nuk ka forcë ta ndalë si proces. Thuhet se teorikisht, cilësia e një demokracie të vërtetë varet nga aftësia sociale e reagimit dhe kultivimit që ngre një komunitet. Veçse demokracia e vërtetë dhe arritja e lirisë nuk mund të reduktohet thjesht me zgjedhjet e lira dhe as me mëtimet e sotme të presidentit Meta për mbrojtjen e kushtetueshmërisë apo retorikave të kryeministrit Rama, që pretendon vendosjen e ligjit me forcë. Jemi në një kohë totalitarizmi të heshtur, ku njerëzit mund të manipulohen thjeshtë, pasi vërtetë nuk janë më të varur nga shkalla e parë e piramidës së Maslow, por mbeten të varur thellësisht për gjërat e shkallës të dytë dhe të tretë. Më saktë sa më e madhe të jetë liria për disa, në atë që sot është kapja e shtetit me interesa ekonomikë, aq më pak ka vend për një masë të madhe të të tjerëve. Dhe, sot, ajo që kërkohet është një aspekt shumë demokratik për lirinë, para të cilës duhet demokracia e fjalës dhe e respektimit të mendimit, por edhe e një diskutimi të hapur.

A kemi mundësi të diskutojmë, të veprojmë dhe të gjykojmë sot në Shqipëri?! Parimisht, po. Por vota jo pak herë tjetërsohet, kurse edhe vetëm po kundërshtove kupolat shtetare, një luzmë e madhe që përdor fjalët më fyese, të vishet për të ofenduar dhe të degjeneruar.

Nëse do të pranonim si aksiomë: se shoqëria dhe shteti përbëjnë habitatin e duhur për t’u mbrojtur kundër totalitarizmit, atëherë na duhet shumë për të mos e shkelur demokracinë e ngritur pak e nga pak. Por bash këtë e kanë transformuar Ekzekutivet qeverisëse në Ballkan, kur në emër të demokracisë prodhojnë ligje që kalcifikojnë pushtetin e tyre në kurriz të të tjerëve.

…

Pse ky kaos? Mbase duhet të gjejmë një gjykim mes asaj që njihet si Liria Negative dhe ajo Pozitive. Liria Negative konsiderohet si mungesa e pengesave, barrierave ose kufizimeve. Një masë ka liri negative në atë nivel po aq sa veprimet i ka të realizueshme në çdo masë por në një kuptim negativ. Liria pozitive konsiderohet si mundësia e të vepruarit por edhe aksioni, në një farë forme që merr kontrollin e plotë të jetës së dikujt dhe që arrin të realizojë qëllimet themelore. Por, ndërsa liria negative zakonisht i atribuohet subjekteve individualë, liria pozitive i atribuohet kolektiviteteve, ose individëve që konsiderohen kryesisht si anëtarë të grupeve të caktuara.

Ideja për të bërë dallimin midis një sensi negativ dhe pozitiv të termit “liri” shkon larg në kohë, të paktën deri te Kant, dhe u ekzaminua dhe u mbrojt në thellësi nga Isaiah Berlin në vitet ’50 dhe ’60. Kuptohet se përvoja jonë shpesh është pothuaj e pandjeshme, pasi kemi jetuar nën regjime autoritare, që mohonin deri liritë më të thjeshta.

Në një kohë kur ideja e lirisë individuale mbizotëron, atëherë në një regjim demokratik do të thotë se ekziston edhe kultura e të drejtave, që ka jo pak detyrime.

Por, a beson vallë Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha në këto ide, kjo është e vështirë për të kuptuar. Siç na mëson Berlin, liria negative dhe pozitive nuk është se përbëjnë thjesht dy lloje të veçanta të lirisë; ato mund të shihen si interpretime rivale, të papajtueshme të një ideali të vetëm politik. Meqenëse pak njerëz pretendojnë se janë kundër lirisë, mënyra se si interpretohet dhe përcaktohet ky term mund të ketë implikime të rëndësishme politike, na referon literatura.

Nga ana tjetër, lidhja midis demokracisë dhe liria individuale ka një korrelacion për të cilin nuk na ndihin si duhet avokatët e shumtë të të dy palëve. Konceptimi “pozitiv” i lirisë kundrejt nocionit “negativ” përfaqëson jo pak herë një maskim të veçantë për tiraninë brutale, shprehej Berlin. Dhe, ne sot gjendemi në këtë qerthull. Por, vallë, a jemi futur në kohën e një totalitarizmi të heshtur?! (Homos Albanicus)

 

Tags: ben andoniedi ramaheshturilir metashqiptarettotalitarizmi

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Itali

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Itali

Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore

Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore

“Merre koronavirusin dhe ktheje në shtëpi”, 29-vjeçarja lihet pa ndjenja përtokë

“Merre koronavirusin dhe ktheje në shtëpi”, 29-vjeçarja lihet pa ndjenja përtokë

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com