pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët, dëshpërimisht të dëshpëruar!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

Protesta e datës 7 ishte e madhe, përtej pritshmërive edhe të vetë Berisha. Ajo konfirmoi se Sali Berisha është udhëheqësi i PD-së dhe i jep fund edhe debatit brenda kësaj partie, pavarësisht se çfarë mund të vendosë një gjykatës për vulën.

Ajo dëshmon se zemërimi i popullit me qeverinë është rritur dhe ka dalë përtej rrjeteve sociale.

Shkalla e lartë e korrupsionit dhe aferat që zbresin njëra pas tjetrës në pasarelë, i kanë hedhur benzinë prushit të krizës ekonomike, për tu shndërruar në flakë. Akuzat për kostot e rrugëve, rritjen e tyre në mënyrë të heshtur dhe të pajustifikuar, mbyten nga sazet dhe isoja këngëve që u këndohen qeveritarëve.

Një rrjet i tërë kompanish fantazmë shërbenin si mekanizëm për të rritur në mënyrë fiktive kostot e punimeve nga kompani që ndërtojnë vepra publike dhe klientet më të mëdhenj të tyre janë kompanitë e ndërtimit që punojnë për ndërtime rrugësh, shtëpitë e reja pas tërmetit dhe objekte të tjera.

Qeveria hesht!

Ndërkohë rrjeti mbytet me video pafund, të çdo cope rruge, kanali që pastrohet nga kallamishtet, çdo trotuari që shtrohet, çdo shtëpie të re që ndërtohet për llogari të rindërtimit nga tërmeti….

Qytetarët ndjehen të vjedhur, të mashtruar, e në fund të tallur. Të gjitha bashkë, mjaftojnë që ata të dalin në rrugë jo vetëm në 7/7 ora 7, por çdo ditë në 7 të mëngjesit dhe në 7 të mbrëmjes.

“Ka shpresë” – shkruanin shumë njerëz dje, ndërsa postonin fotot e bulevardit të mbushur plot.

Kur muzgu kishte rënë, mijëra njerëz ndezën blicet e telefonave si në koncertin e një ylli të muzikës. Dukej sikur shqiptarët, të dëshpëruar nga realiteti, më në fund kanë gjetur dritën në fund të tunelit, kanë gjetur prijësin që do ti çojë drejt ndryshimit.

Ndërkohë në tribunë Sali Berisha valëviste një flamur kuqezi. Më i lumtur se në çdo fitore të tijën politike.

Por kush është Sali Berisha?

Në 1997 e larguam me kryengrije të armatosur, dogjëm nga mullarët e barit deri tek bankat, për ta detyruar të jepte dorëheqjen.

Në 2005 e rikthyem me votë të lirë, sepse larguam Fatos Nanon, që hodhi themelet e korrupsionit që është bërë një kështjellë sot.

Në 2013, e larguam me votë, sepse mandati i tij i dytë ishte një katastrofë korruptive. Ai krijoi oligarkinë (këta të sotmit, dje ishin në oborrin e tij qeveritar dhe familjar).

Të dëshpëruar nga qeverisja aktuale, dje iu ndezën blicet sërish Berishës dhe atyre që larguam në 2013 për korrupsion.

Ose ne kemi harruar, ose mendojmë se Rama është edhe më i keq se Berisha, e ndaj më mirë të rikthehemi tek ai.

Unë mendoj që jo!

Ne nuk kemi nevojë të largojmë një qeveri të korruptuar, dhe ta zëvendësojmë me një tjetër të korruptuar.

Ne kemi nevojë të shkatërrojmë korrupsionin, mekanizmin e ngritur për të zhvatur taksat e popullit dhe pasuritë natyrore e kombëtare.

Për ne qytetarët, korrupsioni është njësoj i keq si kur e bëjnë socialistët ashtu dhe kur e bëjnë demokratët. Ndaj ne kemi nevojë të shkatërrojmë kastën politike të korruptuar dhe jo një pjesë e saj, për ta zëvendësuar me pjesën tjetër.

Tags: Berishamentor kikiaprotesta

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Berisha zbulon hapin e radhës dhe flet për deputetët kritikë të PD-së që morën pjesë në protestë

Sepp Blatter dhe Michel Platini lirohen nga akuzat për mashtrim

“Kur një ngjarje pason tjetrën”







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

by mirseda
22:01 | 10/06/2026
0

Gazetari Flori Gjini, i ftuar në nje studio televizive, komentoi protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë,...

11 ditë protestë, ekspertja: E vërteta pas ligjit për Zonat e Mbrojtura

21:50 | 10/06/2026

Rindizet zjarri në landfillin e Vlorës, tymi dhe flakët mbulojnë zonën

21:46 | 10/06/2026

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët kryesore të Kryeqytetit

21:09 | 10/06/2026

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

21:06 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com