Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipërinë po e mban… Shqipëria

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqipërinë po e mban… Shqipëria

Nga: Preç Zogaj

S’ka kush ta mbajë tjetër! S’ka përse ta mbajë kush tjetër! S’duhet ta mbajë kush tjetër! Në kohë pandemie dhe në kohë normale! Përndryshe s’do të kishte arsye të ekzistonim. Por ekzistojmë, dhe vetë ekzistenca jonë si komb nga më të vjetrit, flet vetë se ia kemi dalë në çdo rrethanë, në qeveri dhe pa qeveri, nën pushtimin e jashtëm dhe të brendshëm, të shtypur dhe në liri.

Kjo që shkrova më lart do të ishte replika e parë e lexuesve me titullin tautologjik të këtij shkrimi. Por titulli im nuk ka parasysh të vërteta të kësaj thellësie dhe rrafshi me shtrirje të thellë në kohë. Sado që nuk mund të mos i reflektojë. Ka parasysh aktualitetin e pandemisë. Më erdhi në mendje si një replikë me mburrjet e tepruara deri të tipit “shembull botëror dhe fanar ndriçues”, të shëmtuara dhe mëkatare në syrin e perëndisë edhe po të mos ishin të vërteta, për atë po bën qeveria për të përballuar pandeminë dhe pasojat e saj.

T’i japim Çezarit çfarë i përket Çezarit! Nuk e mohon kush, madje e përsërisim se shtrëngimi i masave mbrojtëse kundër koronavirusit ka merituar dhe meriton të lavdërohet.

Natyrisht, jo aq sa vetëlavdërohet qeveria kur e mat dhe e kërkon ta fryjë suksesin e saj me shifrën fantazmagorike prej 18 mijë viktimash që do na kishte marrë koronavirusi, po të mos ishim mbyllur siç u mbyllëm. Gjëja më e çuditshme që ka nxjerrë nga goja zoti Rama, që ka rezultuar edhe më pa sens, po të mbajmë parasysh se kaq të vdekur për frymë popullsie nuk i kanë as vendet e rajonet e vatrave vullkanike të pandemisë.

Ne jemi aty-aty me vendet e rajonit tonë sa i takon shifrave, nuk jemi as më të mirët, as më të këqijtë. Rajoni i Lacios në Itali, që është vazhdim i rajoneve shumë të prekura të Emilia Romagnas dhe Lombardisë, është aty-aty me ne sa i takon numrit të viktimave në raport me numrin e të prekurve dhe është fat që nuk ka kaq shumë viktima për frymë, e fat që nuk kemi aq shumë.

Jeta është mbi të gjitha. Zoti Rama mund ta ketë menduar sinqerisht këtë shifër në ditët e para të panikut dhe nuk ka ndonjë të keqe kur drejtuesit shohin në horizont një rrezik më të madh se reali, në funksion të kujdesit për vendin dhe njerëzit. Por duke e përsëritur, pasi ka parë faktet në vendet e rajonit, më së paku zbulon një vartësi serioze nga të menduarit propagandistik që konsiston në vendosjen e një parashikimi shumë të lartë për nivelin e kërdisë, për të nxjerrë suksesin e garantuar në raport me të.

Kalkulime në funksion të propagandës! Englendisje mendore! Sidoqoftë, që të kthehemi të postulati për Çezarin, qeveria e ka bërë mirë detyrën në lidhje me masat mbrojtëse dhe shpresojmë ta bëjë po aq mirë detyrën për lehtësimin e tyre.

Po më tej? Kam takuar këtë javë dhjetëra të njohur që punojnë në sipërmarrje të vogla, subjekte të “pagës së parë të luftës ”, asaj të muajit mars, që nuk e kanë marrë akoma ndërsa po mbaron prilli. Kam takuar plot edhe që e kanë marrë. Nuk kam mundësi të futem këtu në shifra, sa vetë e kanë marrë e sa nuk e kanë marrë. Por fakti që ekzistojnë ende një numër jo i vogël njerëzish që nuk e kanë marrë ngre pikëpyetje të mëdha. Le të supozojmë se mjaft prej tyre nuk kanë të ardhura të tjera përveç rrogës që marrin çdo fillim muaji nga punëdhënësi. Ky nuk është supozim në hava, sigurisht.

A ka menduar qeveria si e kanë kaluar e si po e kalojnë ata muajin prill pa asnjë kacidhe? Ç’është kjo qeveri që nuk paguan dot një pagë minimale, “pagën e luftës”, përgjatë një muaji? Kur Greqia dhe vendet e tjera ua kanë dhënë në afatin që i merrnin nga punëdhënësit para pandemisë! “Paga e luftës” në vetvete është një pasqyrë e madhe e trishtë e asaj që është ekonomia e vendit, është antistrofa e klithjes pa zë kundër retorikës së sukseseve të pandalshme që rriten e rriten, por nuk shihen, siç thuhej me ironi për mirëqenien në kohën e komunizmit.

Por edhe as aq sa është kjo pagë nuk u jepet në kohë të gjithëve! Nuk ka asnjë justifikim. Vetëm nëse qeveria nuk ka para dhe manovron me data e truke për ta shtyrë duke ofruar ujë me bisht luge apo me lugë të zbrazur dhe duke pritur ndonjë mrekulli. Për hesapet e saj ata që nuk kanë marrë “pagën e luftës” dhe nuk kanë të ardhura të tjera duhet të kishin dalë për të lypur ose të kishin zënë dheun nga uria.

Nuk ka vdekur njeri e nuk ka për të vdekur njeri. As nga këta që janë në lista e s’kanë marrë gjë, as nga ata të shumtët që nuk janë në lista për njëqind arsye, por që kanë të drejtën e jetës. Nuk kanë vdekur e nuk do të vdesin dhe këtu hyn në skenë Shqipëria që mban Shqipërinë, Shqipëria e virtyteve dhe zakoneve shekullore për të ndarë kafshatën me të afërmit, për t’ju gjendur njëri-tjetrit në ditë të keqe. Kjo e ka mbajtur Shqipërinë. Shqipërinë që me pak përjashtime, i ka patur armiqësore dhe zhvatëse qeveritë e saj. Ato nën pushtim, por edhe të pavarësisë. Kjo i ka dhënë formë marrëdhënies perfide që kanë patur e vijojnë të kenë shqiptarët me qeverisjen. Prej një instinkti të mbështetur në përvoja të hidhura, të trashëguara brez pas brezi, ata e dinë se në fund të fundit duhet ta shpëtojnë vetë kokën e tyre.

Drejtuesit politikë shqiptarë të çdo kohe i kanë njohur dhe i njohin këto zakone dhe instinkte të popullit që qeverisin. Në vend që të punojnë për të kultivuar një raport besimi me qytetarët nëpërmjet qeverisjes së mirë në kuptimin bashkëkohor të fjalës, mjerisht i përdorin zakonet dhe instinktet popullore të mbijetesës për t’u rënë me top financave te vendit dhe për të lënë pa kryer detyrat e tyre, atëherë kur qeveria thirret në kauzë më shumë se kurrë si kujdestare e dorës së parë, siç është rasti i fatkeqësive natyrore.

Ata ecin me mendimin se “shqiptarët e gjejnë zgjidhjen”, “kanë akoma sikush dikë në emigracion që nuk do t’i lërë të vdesë për bukë”, “ta shtyjmë dhe pak, dhe pak, ishalla po vjen të nxehtit, koronavirusi zbythet dhe sipërmarrja le t’i dalë zot vetë dhe ne e mbyllim me sukses këtë histori, me kaq sa dhamë me letra dhe me dorë”. Ky duket se është në thelb “plani” real i qeverisë “Rama” që opozita dhe shumë njerëz të tjerë i kërkojnë ta tregojë.

Pandemia është botërore. Masat kundër pasojave të saj në rrafshin ekonomik janë botërore gjithashtu. Shqipëria nuk mund të fusë kokën në rërë si struci. Në fund të herës ajo do të ballafaqohet me vendet e tjera me shumën e parave që do të japë për njerëzit e do të injektojë në ekonomi. Për shumën e parave në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Ky tregues i vendos në një plan vendet e pasura e të varfëra. Sa do të kesh dhënë: pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë apo njëzet përqind të PBB-së. Ky tregues nuk le hapësirë për demagogji. Shqipëria është e fundit në rajon dhe kam frikë se do të mbetet e tillë deri në fund. Ka gjasa që pandemia të zbulojë një ekonomi fake, në raport me atë që na është treguar.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: shqiptarët nuk do ta lënë njëri-tjetrin të vdesin për bukë. “Shqipëria e ka shtyrë me ndihma”, u tha ish Presidenti Ramiz Alia ministrave të qeverisë së stabilitetit kur po betoheshin në Presidencë. Ajo qeveri po ngrihej pikërisht për të vijuar shtytjen me ndihma nga Italia dhe BE në kushtet e paralizës së plotë ekonomike të periudhës. I ndjeri Gramos Pashko më tha një shprehje të paharrueshme: “Një Shqipëri që e ka shtyrë vetëm me ndihma dhe ka parë qiellin kur ndihmat kanë munguar, ka qenë gjithmonë një Shqipëri e qeverisur keq”.

Ndihmat nga jashtë kanë sot e gjithë ditën vlerën e zgjidhjeve magjike në llogaritë e qeverisë. Është një mrekulli që jemi një vend i hapur, i orientuar nga Perëndimi; solidariteti me partnerët amerikanë dhe europianë është një mundësi e madhe për të dalë nga vështirësitë. Mirë se të vinë grantet, kreditë e buta. Do shohim sa do na bjerë nga paketa e madhe. Por sido që të jetë shuma, ajo nuk e lëviz të vërtetën e madhe: kur nuk kemi për të dhënë sa të tjerët e në mos më shumë se të tjerët nga buxheti ynë-se jemi vend me resurse më të mëdha se fqinjët- dhe salvaxhente kemi vetëm mbështetjen nga partnerët, do të thotë se kemi një qeveri të dështuar. /Gazeta Liberale

 

Tags: paga e luftesPrec zogajrama

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Dollari

Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Dollari

Greqi/ Shkon në 136 numri total i viktimave nga koronavirusi

Greqi/ Shkon në 136 numri total i viktimave nga koronavirusi

“Nga java e ardhshme autorizim javor”, Rama: Në makinë vetëm dy persona

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com