Greqi/ Shkon në 136 numri total i viktimave nga koronavirusi

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar në 136 numrin total të viktimave.

Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.  Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit ka shkuar ne 2.517, nga të cilat 55.5% janë burra.

Nga këto, 578 (23%) konsiderohet se janë infektuar jashtë pasi kanë qenë në udhëtim, ndërsa 1,181 (46.9%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

46 nga te infektuarit janë të intubuar dhe mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. 13 (28.3%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 89.1% kanë pasur një sëmundje të mëparshme ose janë mbi 70 vjeç. Fatmirësisht 64 pacientë janë larguar nga qendra e kujdesit intensiv.