Shqipëria është zgjuar me lot dhe dhimbje mëngjesin e sotëm, pas zhvillimeve të orëve të fundit. Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:00, nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë edhe tre trupa të tjerë të pajetë. Tashmë numri konfirmuar i viktimave nga tërmeti shkon në 39.
Ndërkohë, situata sot është përkeqësuar për ekipet e kërkimit, për shkak të motit të keq dhe shirave që kanë filluar në orët e para të mëngjesit. Për nxjerrjen nga rrënojat janë angazhuar ekipe nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe shumë vende të tjerë të Evropës.
“Tmerr, frikë dhe shpresë”/ Në Thumanën e goditur nga tërmeti
Ndërkohë, popullata ende vazhdon të mbetet në panik, pasi mbrëmjen e djeshme janë rregjistuar edhe dy lëkundje të tjera të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter.
Ekipet e shpëtimit këto ditë kanë arritur të nxjerrin të gjallë 45 persona, ndërsa raportohet se mbi 650 të tjerë janë të plagosur. Tërmeti është shoqëruar me dëme të shumta materiale, jo vetëm në Durrës dhe Thumanë por edhe Tiranë.