Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria thyen rekord/Nga Dritan Zagani te Izet Haxhia, Interpol nxjerr emrat e personave në kërkim

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria thyen rekord/Nga Dritan Zagani te Izet Haxhia, Interpol nxjerr emrat e personave në kërkim

Nga 192 vende që aderojnë në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë kriminale të Interpolit bën pjesë edhe Shqipëria. Nga të dhënat e Interpol vërtetohet se Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim 160 persona, duke mbajtur edhe numrin më të lartë krahasuar me vendet që do përmendim më poshtë.

Shumica janë të akuzuar për vrasje, tentativë vrasje, organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, trafik e prodhim droge, shfrytëzim prostitucioni, abuzim detyre, mashtrim në forma të ndryshme apo dhunë në familje. Në vendet e rajonit të Ballkanit, Shqipëria shënon numrin më të madh të personave në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Interpolit, Mali i Zi ka shpallur në kërkim 8 persona. Bosnja 114 persona në kërkim, Kroacia 1 person në kërkim ndërkombëtar, Greqia vetëm 1 person në kërkim, Maqedonia 0 persona në kërkim, Serbia 0 persona në kërkim, Sllovenia 7 persona në kërkim, Bullgaria 76 persona në kërkim e Turqia sipas Interpolit ka 0 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend e të sipërfaqes katrore të Republikës së Shqipërisë, të dhënat e Interpolit bëhen më alarmuesse në nivel Europian.

Italia një shtet problematik përsa i përket nivelit të krimit e organizimeve mafioze, në bashkëpunim me Interpolin ka shpallur në kërkim 14 persona. Duke mos harruar se numri i përgjithshëm i popullsisë italiane kapërcen 60 milionë banorë.

Gjermania një vend i Europës Qëndrore me një popullsi mbi 82 milionë banorë e me një sipërfaqe prej 357 mijë km katror. Autoritetet e Policisë Federale Gjermane në bashkëpunim me Interpolin, kanë shpallur në kërkim 5 persona.

Në Francë janë në kërkim ndërkombëtar 14 persona, në Spanjë 3 persona e në Rumani janë rreth 100 perona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli e për llogai të autoriteteve vendase.

Në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqitpare renditen dhe emra të njohur të kronikës së zezë e lidhur jo pak me politikën shqiptare.

I tillë është Dritan Zagani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për arratisje nga vendi i paraburgimit, Izet Haxhia i akuzuar për vrasje në rrethana të veçanta, Hamdi Haklaj i akuzuar për vrasje.

Në dokumentacionin e Interpolit shfaqen fotografi të Hamdi Haklaj në ndryshime gjatë vitesh që vërteton se sinjalizimet për vendndodhjen e tij nuk mungojnë.Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojë dhe persona në kërkim të seksit femër sic është Zylfije Haklaj, anëtare e familjes së shumëpërfolur Haklaj e akuzuar për vrasje. Çetina Zajmi e akuzuar për mashtrim e Aurela Doksani e akuzuar për trafik droge.

Rreziku nga radikalizmi islamik e propaganda e Shtetit Islamik ISIS ka qënë gjatë viteve të fundit një nga problematikat e aktualitetit shqiptar si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Në listën e Interpolit autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim për rekrutim personash në organizim terrorist e nxitje të ndasisë fetare e racore dhe dy persona. Ata janë Shyqyri Kaca e Mehdi Mallari. Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojnë dhe shtetasit me kombësi të huaj si maqedonasi Poo Gonov Vasko i akuzuar për mashtrim e Ling Chian Kee i akuzuar për mashtrim kompjuterik.

Tags: Dritan ZaganiemratINTERPOLIzet Haxhiakerkimnxjerrpersonaverekordshqiperiathyen

TË LIDHURA

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine
Aktualitet

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Next Post
Planet e Kinës për të mundur SHBA-në në teknologji

Planet e Kinës për të mundur SHBA-në në teknologji

“Policia kreu vepër penale, qëllimi që la të lirë personin që ishte me …”

“Policia kreu vepër penale, qëllimi që la të lirë personin që ishte me ...”

Të dënuarit që s’qëndruan asnjë ditë në qeli

Të dënuarit që s’qëndruan asnjë ditë në qeli







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

by mirseda
14:07 | 08/12/2025
0

Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye...

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com