Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëria, ndër vendet me normën më të lartë të rënies së popullsisë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria, ndër vendet me normën më të lartë të rënies së popullsisë

Fenomeni i plakjes së popullsisë po ndryshon trendet e punësimit, për shkak të reduktimit të popullsisë në moshë pune (+15) në të gjithë Europën.

Sipas një studimi të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Shqipëria ka ndër normat më të larta të rënies së popullsisë në moshë pune, si pasojë e emigracionit të lartë dhe fertilitetit të ulët.

Të dhënat tregojnë se gjatë 2014-2020, popullsia në moshë pune shënoi rënie me 2% në Shqipëri. Rënia ishte më e lartë në Serbi me 7.5% dhe në Bosnjë, me 4.5%.

Ritmet e rënies ishin më të ulëta në Maqedoninë e Veriut me 1.8%, ndërsa në Malin e Zi dhe në Kosovë, popullsia në moshë pune erdhi në rritje për të njëjtën periudhë përkatësisht me 0.2 dhe 1.6%.

Sipas RCC-së, rënia e popullsisë në moshë pune, po nxitet nga nivele të ulëta të lindshmërisë dhe emigracionit në të gjithë Rajonin.

Rënia e popullsisë në moshe pune në Ballkanin Perëndimor ishte dy herë më e lartë se në BE, ku grupmosha (+15) u reduktua me 1,5% gjatë 2014-2020. Në ato ekonomi ku popullsia në moshë pune është në rënie, sistemet e mbrojtjes sociale janë nën presion për shkak të rritjes së raportit të varësisë për moshën e tretë.

Gjithashtu popullsia në moshe punë në Ballkanin Perëndimor vuan nga shkalla e lartë e inaktivitetit. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ishte mesatarisht 59% në rajon në vitin 2020, shumë poshtë mesatares së BE -së prej 27%.

“Dembelizmi” në Ballkan është tipar i grave, të cilat janë më pak të integruara në tregun e punës dhe moshave të reja.

Pjesëmarrja në forcën e punës së popullsisë në moshë punë ndikohet shumë edhe nga niveli arsimor në Ballkan.

Sa më i ulët niveli arsimor, aq më e madhe shkalla e dekurajimit. Duke analizuar forcën e punës sipas nivelit arsimor, shihet se 80 % e popullsisë me arsim të lartë merr pjesë në forcën e punës.

Në të kundërt, mbi 45%e atyre me arsim fillor nuk kërkojnë punë sepse besojnë se nuk ka një të tillë për nivelin e tyre të edukimit.

Vetëm popullsia në moshë pune me arsim të lartë ka nivel pjesëmarrje në forcën e punës në nivel të krahasueshëm me Bashkimin Europian.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë informalitetin më të lartë të tregut të punës në të gjithë Europën. Shkalla e punësimit informal në Rajonin tonë është në intervalin prej 20-30%, me përjashtim të Shqipërisë, informaliteti në punësim është mbi 40%./Monitor

Tags: moshe punepopullsirenieshqiperi

TË LIDHURA

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor
Aktualitet

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

11:47 | 19/06/2025
Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit
Shqipëria

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

11:29 | 19/06/2025
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje
Aktualitet

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

10:51 | 19/06/2025
Next Post
Brnabiç: Pa marrëveshje me Serbinë, Kosova nuk do të arrijë asgjë

Samiti në Turqi/ Brnabiç: Osmani më provokoi, kërkoi njohjen e Kosovës

Kadilli: Basha dhe Berisha nuk kanë çfarë t’i ofrojnë më Partisë Demokratike

Kadilli: Basha dhe Berisha nuk kanë çfarë t'i ofrojnë më Partisë Demokratike

Belgjika fiton me përmbysje në Kopenhagen, kalon në fazën 1/8

Belgjika fiton me përmbysje në Kopenhagen, kalon në fazën 1/8

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Përçarje në SHBA: Trump lë jashtë diskutimeve për Iranin shefen e Inteligjencës
Bota

Përçarje në SHBA: Trump lë jashtë diskutimeve për Iranin shefen e Inteligjencës

by mirseda
13:19 | 19/06/2025
0

Tensionet në administratën Trump po thellohen edhe më shumë për shkak të diskutimeve për një ndërhyrje të...

Irani akuza OKB-së: Po veproni si partner të Izraelit!

Irani akuza OKB-së: Po veproni si partner të Izraelit!

12:20 | 19/06/2025
Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë momente të veçanta në aeroplanin privat

Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë momente të veçanta në aeroplanin privat

12:11 | 19/06/2025
I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

11:50 | 19/06/2025
Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

11:47 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com