E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kadilli: Basha dhe Berisha nuk kanë çfarë t’i ofrojnë më Partisë Demokratike

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili doli humbës në zgjedhjet e 13 qershorit për kren e kësaj force politike, është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, nuk kanë çfarë t’i ofrojnë më kësaj partie.

Deklarata e Kadillit u bë ditën e sotme, në një intervistë për Report Tv. Duke komentuar deklaratat e Berishës për një rikthim të mundshën në krye të PD, Kadilli tha se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Ndër të tjera, Kadilli e ka quajtur cinike deklaratën e Bashës i cili pas rizgjedhjes në krye të partisë, u shtriu dorën për bashkëpunim 3 kandidatëve që e sfiduan më 13 qershor.

Fatbardh Kadilli: ”Nuk besoj se Berisha do kthehet, Berisha e di vetë që sdo kthehet po të donte kishte qëndruar por dhe ishte kthyer. Berisha është natyre sfidante dhe sa të jetë, do jetë në luftë nuk është njeri që kalon në qetësi dhe në paqe. Kam bindje se nuk ka çfarë t’i propozojë më PD as ai as Basha. Kam respekt për punën që ka bërë më parë.

Nuk ka një shtrirje dore në kuptimin pse përdoret. Se di pse është lexuar si shtrirje dore, ka pasur deklaratë cinike nga ana e Bashës. Nuk pres ftesa për të qenë kundër Ramës. Do jem brenda partisë, do luftoj Ramën ska nevojë të më ftojë njeri për kete.Unë do bëj çmos që manifesti politik të përthithet nga ço anëtar. Unë e kam prezantuar manifestin. Menaxhon pushtet por nuk ka politikë, aksion pulitik, por vetëm pushtet të kryetarit. Nëse e duam jetën publike dhe të marrim angazhim duhet një shesh i hapur”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...