Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Shqipëria merr kryesinë e OSBE për 2020

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria merr kryesinë e OSBE për 2020

Sllovakia i dorëzoi të enjten Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë, në Këshillin e Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë, në praninë e Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama e Ministrit të Jashtëm në detyrë Cakaj.

Njoftimi zyrtar vjen nga Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, e cila i referohet një postimi në Facebook të Ministrit të Jashtëm në detyrë, Genti Cakaj. Në të ai e vlerëson ngjarjen  si “suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO”

Shqipëria – nga konsumatore në kontribuese të sigurisë

Në postimin e tij, Cakaj thekson se “Shqipëria gëzon kapacitete të plota për të adresuar prioritetet e kryesisë së saj (OSBE) në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme”.

OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë. 36 vendet e saj anëtare nga tre kontinentet ia besuan  Shqipërisë kryesimin e organizatës para dy vitesh, në dhjetor 2018, në Ministerialin e OSBE-së në Milano, ku morën  pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.

Vendim i Ministerialit në Milano tregoi qartë se Shqipëria tanimë është shndërruar nga një konsumatore e sigurisë dhe përfituese e asistencës nga programet e demokratizimit të OSBE, në një kontribuese për çështjet e sigurisë.

Prioritete të Presidencës së OSBE nga Shqipëria

Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit në Nagorni-Karabakh, adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji dhe vazhdimi i Procesit të Negocimit Transdniestrian janë prioriteti i presidencës shqiptare në dimensionin politik-ushtarak, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore përbën prioritetin në dimensionin ekonomiko-mjedisor.

Liritë  themelore të njeriut dhe promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së, afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore përbëjnë dimensionin njerëzor në prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE, 2020.

Rinia do të jetë një prioritet ndërdimensional i Kryesisë Shqiptare të OSBE dhe do të ketë rol qendror në angazhimet e saj. Autoritetet e Shqipërisë e konsiderojnë kryesimin e OSBE 2020 një mundësi dhe njëherazi përgjegjësi në rritjen e kredibilitetit  dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë./DW

 

Tags: edi ramaGent CakajkryesiminOSBEshqiperia

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit
Politikë

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Next Post
Kennedy: Historia e një miti artificial, vrasja dhe misteret që fshihen pas saj

Kennedy: Historia e një miti artificial, vrasja dhe misteret që fshihen pas saj

“Nuk ia del dot me vallen serbe”, Ngjela paralajmëron Ramën

“Nuk ia del dot me vallen serbe”, Ngjela paralajmëron Ramën

Tragjike/ 28 të zhdukur për tre vite. Ç’po ndodh në Shqipëri?

Forcat RENEA, kontroll blic në Shkodër







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com