Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëria kalon pragun e 1 mijë rasteve me koronavirus, bilanci për 24 orët e fundit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria kalon pragun e 1 mijë rasteve me koronavirus, bilanci për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Katër prej rasteve të reja janë konfirmuar në Tiranë dhe dy në qytetin e Shkodrës. Kështu numri i rasteve në Shqipëri e kalon pragun e 1 mijë infektimeve, teksa numri total i rasteve të shënuara shkon në 1,004.

Sipas deklaratës së ISHP-së, 79% e personave të prekur tashmë janë të shëruar. Ndërsa 177 raste mbeten ende aktive.

Deklarata e plotë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja, kalon mbi 1 mijë numri i të prekurve

6 të shëruar në 24 orët e fundit. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Mbështetur në strategjinë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshme, përkundrejt 14 ditëve të vlerësimit të saj.
Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit.
Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19 si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto shenja telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)
Testime totale 14659
Testime molekulare 13333
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1004
Raste të shëruara 795
Raste Aktive 177
Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 59
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

 

Tags: bilancikoronavirusrastetshqiperi

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Lombardi/ Ja çfarë thotë epidemiologu italian

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Lombardi/ Ja çfarë thotë epidemiologu italian

Tentoi të rrëmbente 4-vjeçaren, gjykata jep masën e sigurisë për të riun nga Korça

Tentoi të rrëmbente 4-vjeçaren, gjykata jep masën e sigurisë për të riun nga Korça

Gazeta franceze “Le Monde” i kushton një artikull shkatërrimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Gazeta franceze “Le Monde” i kushton një artikull shkatërrimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com