Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia

Nga: Denis Dyrnjaja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias për padinë e Shoqatës së Bashkive të drejtuar nga Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, për pavlefshmëri të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019, ka krijuar një debat përtej atij juridik.

Në fakt, debati është i thjeshtë dhe parimor. Jemi një Republikë Parlamentare ku Parlamenti është organi me fuqinë më të madhe kontrolluese dhe Gjykata Kushtetuese organi më suprem i interpretimit të Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Për rrjedhojë të këtij atributi madhor gjykata mendohet se ka të gjitha atributet ligjore, disponon në përbërjen e saj asetet e nevojshme dhe anëtarë me kapacitete të mëdha profesionale e integritet për të dhënë vendime jetike për shtetin dhe vendin.

Përveç kësaj gjykata disponon edhe këshilltarë dhe konsulentë të jurisprudencës që mund të japin ekspertizën dhe opinionin e tyre për çdo padi apo çështje sado e rëndësishme, e përgjithshme apo e veçantë qoftë ajo. Por ndërkohë Gjykata Kushtetuese përtej rolit interpretues dhe vendimmarrës në raport me çështje që lidhen me Kushtetutën, ka edhe një funksion tjetër, atë të krijimit të precedentit gjyqësor mbi të cilin ecet më pas edhe në raste të ngjashme në të ardhmen.

Thënë kjo do të jenë pikërisht vendimet e kësaj gjykate, bazuar mbi qëndrimet dhe pozicionet e arsyetimet e anëtarëve të saj që do të krijojnë bazën e praktikës gjyqësore kushtetuese të vendit, ose praktikën e akteve të jurisprudencës kushtetuese. Çështjet që ka tani në duar Gjykata Kushtetuese janë sa delikate, por edhe të paprecedenta. Ndaj ky është rasti që anëtarët e saj të tregojnë se janë në lartësinë e detyrës që kanë marrë përsipër të kryejnë. Është fjala për kërkesën për pavlefshmëri të një procesi zgjedhor si ai i 30 Qershorit 2019 “Për zgjedhjen e organeve të pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë” dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës, me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë që ka votuar pro shkarkimit të kreut të shtetit duke renditur edhe shkeljet e Kushtetutës në ushtrimin e detyrës. Por ndërkohë që i gjithë opinioni politik pret që kjo gjykatë të tregojë autoritetin dhe dinjitetin e saj profesional në lidhje me këto çështje, ajo zgjedh të shmanget duke e kaluar topin e analizës ligjore dhe kushtetuese te një institucion këshillimor ndërkombëtar, sikurse është Komisioni i Venecias.

Ky komision mblidhet vetëm 4 herë në vit, që do të thotë se shqyrtimi i çështjes së zgjedhjeve prej tij do të marrë kohë disa muaj në rastin më të mirë, gjithnjë nëse kjo çështje do të jetë në agjendën prioritare të Komisionit. Por a ka kuptim të priten muaj të tërë për të marrë opinionin e Venecias kur tanimë kemi Gjykatën Kushtetuese që ka detyrim ligjor pikërisht zgjidhjen e këtyre çështjeve?! Adresimi në Venecia po justifikohet me marrjen e një opinioni më të kualifikuar. Por në fakt mund të merret edhe si shmangie nga pesha e përgjegjësisë së vendimeve me pasoja politike e shtetërore. Dhe ky është një fillim që të lë një shije të përzier mes dobësisë institucionale dhe asaj profesionale. Ndaj do të ishte në dinjitetin e kësaj gjykate që të kryente vetë të gjithë procesin analitik dhe vendimmarrës si ajo e mendon dhe çmon atë që ka ndodhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe me rolin kushtetues të presidentit.

Ne na duhet vendimi i saj me arsyetimin e saj ligjor, jo arsyetimi ligjor i Venecias me vulën e Gjykatës sonë Kushtetuese. Ndaj pasiguria ose shmangia për që të marrë përsipër vendimmarrje qofshin ato edhe delikate apo të koklavitura e vë në dyshim autoritetin e kësaj gjykate. Cilido të jetë vendimi, ne na intereson që Gjykata Kushtetuese të analizojë, çmojë dhe vendosë vetë, pa “u fshehur” pas Venecias. Në të kundërt duhet të ndryshojmë emrin nga Gjykatë Kushtetuese në Gjykatë Noteriale që vulos arsyetimet e Venecias. Pra përtej retorikës politike dhe mediatike, Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë se ekziston dhe funksionon jo si organ honorifik, por si organ themeltar i drejtësisë dhe garant i Kushtetutës dhe demokracisë me qëndrimet dhe vendimet e veta. Çdo argument se ekspertiza e huaj është e domosdoshme e se çështjet janë delikate, apo se ekspertiza e huaj është e gjithpranuar, thjeshtë tregon impotencën institucionale të kësaj gjykate që në fillesë të erës së saj të re, për të mos thënë edhe limitet e kufizuara profesionale të disa prej anëtarëve të saj që po dalin në pah shumë më shpejt nga sa pritej.

Shteti do këllqe, aq më shumë shteti i së drejtës. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë para sprovës së këllqeve, duke lënë pas faktin se kush loboi apo votoi për ta.

Tags: Gjykata Kushtetueseshqiperia

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Anglia shkon në finalen e Europianit por trofeun e fiton…

Anglia shkon në finalen e Europianit por trofeun e fiton...

Skemë mashtrimi me prodhimin e kriptovalutave, çfarë zbuloi policia

Skemë mashtrimi me prodhimin e kriptovalutave, çfarë zbuloi policia

Europiani, sot nisin eleminimet. Italianët “presion me ekspertë”

Europiani, sot nisin eleminimet. Italianët “presion me ekspertë”

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

‘Furtuna’ në kupolën drejtuese, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

‘Furtuna’ në kupolën drejtuese, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

by mirseda
10:55 | 10/07/2025
0

Gent Berberi është emëruar si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimit të Fatmir Lleshit...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

09:36 | 10/07/2025
Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

09:25 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com