Starton sot në mbrëmje faza e 1/8-ave në “Euro 2020”. Gjithçka nis në orën 18:00 me Uells-Danimarkë në Amestardam, e më pas me Itali-Austri në “Wembley”. Kjo është faza ku, sipas ekspertëve, çdo gabim paguhet dhe ku çdo eksperiencë është e vlefshme.
“Gazzetta dello Sport” ka krahasuar paraqitjet që “Axurrët” kanë në këtë kompeticion deri në sezonin e fundit të luajtur, 467 prezenca kundrejt vetëm 204 të austriakëve. Kjo përvojë e favorizon Italinë, sidomos kur sheh që kjo diferencë prezencash nuk është e paktë.
Në “Wembley”, përballë Austrisë, momenti i ekzekutimit të himneve mund të jetë frymëzues dhe më i lehtë për t’u përballuar për ato që janë mësuar më shumë të dëgjojnë himnin e Ligës së Kampioneve. Madje, më të karikuarit në aspektin e frymëzimit do të jenë Zhorzhinjo, që fitoi me Çelsin Champions-in, pasi mundën Sitin, dhe Verrati, ylli i PSG-së. Ky i fundit do përballet me Alabën, i cili që me Bajernin e Mynihut i mohoi suksesin në Champions dy sezone më parë, pasi PSG-ja u mposht me austriakun në finale.
Por, edhe nëse formati i Europianit është i njëjtë me atë të Ligës së Kampioneve, duke krahasuar vetëm formacionet titullare që priten mbrëmjen e sotme në mitikun “Wembley”, as këtu nuk mund të ketë një sfidë të austriakëve, pasi kemi 237 prezenca për italianët në Europë dhe 164 për austriakët.
Madje, nëse hymë edhe më në detaje, të kaltrit kanë vetëm dy lojtarë që nuk kanë luajtur ndonjëherë në Champions, ndërsa rivalët 4. E gjithë eksperienca e Austrisë valëvitet në numrin e fanellës së David Alabës, 28 vjeç dhe me 91 takime në turneun më të rëndësishëm për klubin, ku për më shumë se pas 10 viteve me Bajernin ka fituar edhe dy herë kupën me veshët e mëdhenj. Tek Italia, “flamuri” i eksperiencës është kapiteni Kielini me 73 ndeshje, por që ndryshe nga homologu i tij ka shkuar dy herë në finale pa mundur ta fitojë Champions-in.